LAJMI I FUNDIT:

Rreth 70 mësimdhënës në komunën e Prizrenit janë me shkollë të mesme

Rreth 70 mësimdhënës në komunën e Prizrenit janë me shkollë të mesme

“70 mësimdhënës në shkollat e komunës së Prizrenit janë me shkollë të mesme” tha në emisionin “Aktuale” në Televizionin e Prizrenit, Bujar Nerjoval, punëtor shumëvjeçar i Arsimit, anëtar i Kuvendit Komunal të Prizrenit nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Këtë shifër të Nerjovajt as nuk e pohoi dhe as nuk e mohoi drejtori i ri i Arsimit në Prizren, Zahadin Shemsedini.


Ai pranoi se ka mësimdhënës në shkollat e Komunës së Prizrenit që janë me shkollë të mesme, por shtoi se numrin e saktë nuk e di.

“Po kur po i nënshkruaj kontratat po e shoh se mësimdhënësit janë me shkollë të mesme. Drejtorët e shkollave janë përgjegjës dhe ata në drejtorinë e Arsimit duhet t’i paraqesin rastet e të mos i mbajnë të fshehura. Në rastet që i kam gjetur menjëherë kam reaguar duke e shpallur konkursin për atë vend pune”, tha Shemsedini.

Skender Susuri, njohës i rrethanave dhe zhvillimeve në Arsimin parauniversitar , tha se nuk ka ndonjë rregullore apo ndonjë vendim të veçantë me të cilin këta persona do të mbaheshin në punë si mësimdhënës.

“Ligjërisht asnjë rregullore dhe asnjë vendim nuk i mban këta mësimdhënës në vendet e tyre të punës” tha Susuri.

Këtë e konfirmoi edhe drejtori i Arsimit, Zahadin Shemsedini, i cili u shpreh kategorik se do të reagojë, për të gjitha rastet dhe insistoi se ato duhet të paraqiten nga drejtorët e shkollave.

“Për 17 vjet të gjithë këta mësimdhënës me shkollë të mesme kanë pasur kohë dhe mundësinë që ta kryejnë fakultetin, jo njëherë  po katër herë, prandaj nuk do të ketë lëshime për asnjë rast, bile ata duhet të jenë falënderues që kaq vite kanë marr paga të pakualifikuar”, tha Shemsedini.

Në prokurorinë e Prizrenit, është duke u hetuar pikërisht punësimi i paligjshëm në Drejtorinë e Arsimit, në një rast, kur sipas informacioneve të Gazetaere.com, janë mbi 30 dëshmitarë, që dëshmojnë për dyshime për keqpërdorime nga më të ndryshmet.

Të akuzuar janë ish drejtori i Arsimit dhe 5 zyrtarë të tjerë, të cilët vazhdojnë të punojnë në DKA. /Gazetaere.com/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Lajme
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Politikë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
Kalo në kategori