LAJMI I FUNDIT:

Rreth 30 të arrestuar në protestat kundër Trumpit president

Rreth 30 të arrestuar në protestat kundër Trumpit president

Qindra mijëra persona dolën në protestë duke thirrur “Nuk është Presidenti im”, për të protestuar kundër zgjedhjes së Donald Trump në krye të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Protestat më të mëdha u mbajtën mbrëmjen e lënë pas në Chicago dhe New York, ku u arrestuan mbi 30 persona. Para Shtëpisë së Bardhë, siç raporton noa.al, një grup protestuesish u bënë bashkë për të protestuar kundër Trump.


Tension i madh u shënua në Midtown Manhattan, ku gjendet rezidenca e Presidentit të ri, Trump Tower në Fifth Avenue. Disa manifestues dogjën maska me fytyrën e tij.

Protesta u shënuan edhe në Seattle, Portland, Oakland, San Francisco, Los Angeles, Boston, Philadelphia, Detroit dhe Austin.

Thirrjet e protestuesve dhe pankartat e tyre ishin “Dashuria mposht urrejtjen”, “E ardhmja është femër”, “Jo Trump, jo racizmit në SHBA.