LAJMI I FUNDIT:

Rrepa e kuqe, mban nën kontroll tensionin e gjakut

Rrepa e kuqe, mban nën kontroll tensionin e gjakut

Ndoshta nuk është i shijshëm si një gotë verë, por 500 ml lëng rrepe të kuqe në ditë, arrin të mbajë nën kontroll tensionin e gjakut, madje një orë pasi është pirë.

Të paktën ky është konkluzioni i një studimi britanik, të publikuar në revistën “Hypertension”, transmeton Telegrafi.

Efekti dobiprurës i atribuohet nitratit, këmbëngulin studiuesit e “Barts and the London School of Medicine” dhe të “Peninsula Medical School”, që mund t’i japë shpejt rrugën trajtimit të hipertensionit.


Në grupin e monitorimit nga studiuesit, jo vetëm që pasi pihej lëngu, mjaftonte një orë për të dhënë efekt, por efekti zgjaste dhe gjatë 24 orëve në vazhdim.

Një rezultat mjaft domethënës, mbi të gjitha nën dritën e faktit se hipertensioni është përgjegjës për rreth 50% të problemeve kardiake dhe 75% të iktuseve.

Një studim tjetër i kryer nga shkencëtarët amerikanë ka treguar se si nitratet po ashtu rrisin qëndrueshmërinë e organizmit.

Testi ka treguar se si të rriturit që pinë 500 ml të lëngut nga rrepa e kuqe në ditë mund të ushtrojnë 16 për qind më gjatë se ata që nuk kanë konsumuar lëngun e rrepës së kuqe.

Rrepa e kuqe preferohet të përfshihet në dietën e përditshme qoftë në formë sallate, lëngu ose në gjellëza, po ashtu është i mirë për rregullimin e sistemit tretës.

Nga të gjithë ushqyesit, rrepa përmban më tepër karbohidrate (4.5%), pak proteina (1.9%) dhe shumë pak yndyrna (0.1%). Ajo është gjithashtu burim i madh i vitaminës C (62 miligram në 100 gram rrepë). /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori