LAJMI I FUNDIT:

Rrënqethëse – Ibra i emocionuar cilëson Adrianon bashkëlojtarin më të talentuar: Mëkat që nuk zgjati epoka jonë (Video)

Rrënqethëse – Ibra i emocionuar cilëson Adrianon bashkëlojtarin më të talentuar: Mëkat që nuk zgjati epoka jonë (Video)
Adriano-Ibrahimovic, njëra nga dyshet më të frikshme të shekullit XXI
-->

Superylli suedez, Zlatan Ibrahimovic, ka folur për herë të parë për atë që ai konsideron futbollistin më të talentuar me të cilin ka luajtur.

Ai nuk heziton ta konsiderojë veten si futbollistin më të mirë në botë dhe me më së shumti talent.

Megjithatë, kur është pyetja për të tjerët, për të zgjedhur një lojtar tjetër që ai e konsideron më të talentuar, Ibra ka një storie rrënqethëse.

Ai tregon se për të lojtari më i talentuar mbetet ylli Brazilian, Adriano, i cili asnjëherë nuk arriti që të përmbushë potencialin e tij për shkaqe mendore.

Adriano i ka mbushur 35 vjet më 17 shkurt

“Kam luajtur me kampionë të mëdhenj, kam luajtur me lojtarë që tashmë ishin “wow”. Kam luajtur me lojtarë që ishin talent të mëdhenj, por u bënë “wow”.

“Por, një lojtar që kam ndjerë se ka mundur ta luaj më gjatë dhe nuk e bëri ishte Adriano, kur unë isha te Interi. Kjo për mua ishte… kur së pari shkova te Interi… gjëja e parë që i thashë presidentit ishte kërkesa ime që ai të qëndrojë sepse ishte një lojtar me të cilin kam dashur të luaj”.

“Sepse ai… mënyra se si ai ishte, ai ishte një bishë. Ai ka mundur të godasë nga secili kënd, askush nuk mundi të fitonte ndonjë duel me të, askush nuk mundi t’ia merrte topin. Ai ishte një bishë e pastër”.

“Por, zgjati për pak kohë. Nuk e di. Nuk e di. Siç e thashë, 50 për qind e gjithë asaj që bën është pjesë mendore. Nëse nuk e ke në kokën tënde, është e vështirë. Kështu që, në rastin e tij, unë jam kënaqur duke luajtur me të, unë e pashë atë, unë isha i lumtur që kam luajtur me të, dhe kundër tij. Andaj, është mëkat që kjo zgjati një kohë kaq të shkurtër”, deklaroi Ibrahimovic.

Fjalët e Zanettit për Adrianon që do t'ua thyejnë zemrën (Foto)
Lexo po ashtu Fjalët e Zanettit për Adrianon që do t'ua thyejnë zemrën (Foto)

Adriano u tërhoq nga futbolli për shkak të problemeve të jashtëzakonshme personale.

Vdekja e babait të tij e tronditi aq shumë sa që edhe përpjekja e bashklojtarëve dhe hierarkisë së Interit për ta kthyer në binarë dështoi.

Kohë më parë për të foli edhe Javier Zanetti, duke konsideruar dështimin për t’i ndihmuar Adrianos t’i kthehet futbollit, si dështimin më të madh në karrierën dhe jetën e tij.

Adriano mbetet idhulli i shumë dashamirëve të futbollit, por as se si nuk duhet të mbetet shembulli që të rinjt duhet ta ndjekin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ancelotti ka vetëm një lojtar të paprekshëm në ekip – nuk është Vinicius as Bellingham

Ancelotti ka vetëm një lojtar të paprekshëm në ekip – nuk është Vinicius as Bellingham

La Liga
Spalletti kritikon ashpër lojtarët e Italisë: Disa prej tyre janë të varur nga videolojërat

Spalletti kritikon ashpër lojtarët e Italisë: Disa prej tyre janë të varur nga videolojërat

Përfaqësueset
Barcelona i përgjigjet çmimit që Man Utd i ka vënë kartonit të Greenwood

Barcelona i përgjigjet çmimit që Man Utd i ka vënë kartonit të Greenwood

La Liga
Cancelo zbulon arsyen që çoi në prishjen e raporteve me Guardiolën, tregon edhe planet që ka me Barcelonën

Cancelo zbulon arsyen që çoi në prishjen e raporteve me Guardiolën, tregon edhe planet që ka me Barcelonën

La Liga
Lojtarët e Liverpoolit kanë gjetur zëvendësuesin e Kloppit, vjen përgjigja direkte nga trajneri

Lojtarët e Liverpoolit kanë gjetur zëvendësuesin e Kloppit, vjen përgjigja direkte nga trajneri

Premier League
Tifozëve të Bayernit iu është ndaluar pjesëmarrja në tribuna në ndeshjen e parë ndaj Arsenalit

Tifozëve të Bayernit iu është ndaluar pjesëmarrja në tribuna në ndeshjen e parë ndaj Arsenalit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori