LAJMI I FUNDIT:

Rrëmbimi i femrave të reja vazhdon të praktikohet në vende të ndryshme të botës (Video)

Rrëmbimi i femrave të reja vazhdon të praktikohet në vende të ndryshme të botës (Video)

Rrëmbimi i nuseve të reja, është një praktikë që përdoret tek meshkujt që rrëmbejnë femrën me të cilën dëshirojnë të martohen.

Kjo metodë dikur praktikohej në gjithë botën. Kurse edhe sot një praktikë e tillë vazhdon në Azinë Qendrore, në regjionin e Kaukazit dhe në disa pjesë të Afrikës. Romët në Evropë, gjithashtu praktikojnë një gjë të tillë, transmeton Telegrafi.


Në shumicën e vende, rrëmbimi i të rejave konsiderohet krim seksual e në asnjë mënyrë një formë e martesës. Disa prej tyre konsiderohen si “zakon” të martesave të detyrueshme apo të organizuara. Por edhe kur rrëmbimi është në kundërshtim me ligjin, aplikimi gjyqësor neglizhohet në shumë vende siç është Moldavia, Kirgistani dhe Çeçenia.

Rrëmbimin e një femre kryesisht e kryen një mashkull (miqtë dhe të afërmit e tij), dhe kjo praktikë vazhdon të jetë prezente në shumë vende. Disa vende në mënyrë simbolike vazhdojnë ta praktikojnë rrëmbimin si pjesë e traditës së martesës.

Edhe pse motivet e rrëmbimit varen nga regjionet, kulturat me një traditë të tillë janë kryesisht patriarkale ku seksi, shtatzënia jashtë martese dhe lindjet e paligjshme janë tema tabu.

Rrëmbimi i të rejave vazhdon të jetë një realitet i hidhur edhe në shekullin e 21-të. Vajzat e reja kidnapohen dhunshëm në rrugë dhe dërgohen në shtëpitë e bashkëshortëve të tyre të ardhshëm. Përveç familjes dhe miqve, në disa raste në rrëmbime përfshihen edhe priftërinjtë. Sot, ky zakon praktikohet në 17 vende.

Në Kirgistan çdo 40 minuta rrëmbehet një vajzë e re. Kidnapuesit u vënë nuseve një vello të bardhë si simbol i martesës. Por është e tmerrshme që shumica prej tyre kryejnë vetëvrasje. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Turqia
“Rrobat tuaja stimulojnë imagjinatën”, studentja amerikane tregon se si u ngacmua nga profesori

“Rrobat tuaja stimulojnë imagjinatën”, studentja amerikane tregon se si u ngacmua nga profesori

Amerika

"Gishtin e kemi në këmbëz": Irani kërcënon me sulm drejt objekteve bërthamore të Izraelit

Azia
Kalo në kategori