LAJMI I FUNDIT:

Rregullojnë monumentin e Skënderbeut, shoqërohen në Polici për veprime të jashtëligjshme

Rregullojnë monumentin e Skënderbeut, shoqërohen në Polici për veprime të jashtëligjshme

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar ka rregulluar disa shkronja dhe numra të monumentit të heroit Gjergj Kastrioti në Prishtinë, si dhe kanë vendosur dy elemente tjera kombëtare, flamurin kombëtar dhe hartën e Shqipërisë së Bashkuar.

Megjithatë, e gjithë kjo punë u konsiderua e paligjshme nga Policia e Kosovës, e cila ka shoqëruar për stacionin policor, kryetarin Tahir Veliu dhe disa anëtarë të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar për shkak të veprimeve të jashtëligjshme.


Zyrtarët policor iu thanë atyre se nuk ka marrë paraprakisht leje për një gjë të tillë. Ndërsa, këta të fundit thonë se ditë më parë kanë drejtuar kërkesën e tyre në zyrat e Komunës së Prishtinës dhe Ministrisë së Kulturës, por nga këto institucione nuk kanë marrë përgjigje.

Kryetari i kësaj Lëvizje, Tahir Veliu ka thënë për KosovaPress se për shkak të papërgjegjësisë së organeve kompetente kanë rregulluar pllakën e monumentit, me vetëfinancim, njëherit duke shtuar edhe flamurin kombëtar dhe hartën e trojeve shqiptare të kohës së Skënderbeut.

“Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar ka ndërmarrë një aksion mbarëkombëtar për rregullimin e bustit të kryeheroit kombëtar Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Ne kemi kërkuar leje nga organet kompetente janë përgjegjëse për monumente të tilla. Në mungesë të vullnetit të tyre, ne kemi ndërmarrë aksionin dhe me mjetet tona personale kemi rregulluar këtë objekt. Kemi shtuar edhe një element tjetër flamurin kombëtar dhe hartën e Shqipërisë së bashkuar.., Ndërsa Policia e Kosovës qëndron këtu, ne e kemi bërë një kërkesë, kërkesa për rregullimin e bustit, por ata nuk e kanë aprovuar pikërisht për shkak se iu pengon kjo hartë dhe ky flamur”, u shpreh ai.

Sipas anëtarit të LSHB-së, Frashër Racajt, arsyeja se pse ka ardhur puna deri këtu qëndron në faktin se asnjë institucion i Kosovës nuk e merr përgjegjësinë për mbikëqyrjen e monumentit të heroit kombëtar Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Ai fton Policinë e Kosovës të liron kryetarin dhe anëtarët e tjerë të Lëvizjes.

“Kërkoj lirimin sa më të shpejtë të anëtarëve të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, të cilët pak më parë i arrestoi policia në mënyrë të paligjshme, përderisa nuk e kanë një vendim me shkrim për arrestimit e personave të cilët i morën në formë kidnapimi”, u shpreh ai.

Përndryshe, monumenti ka kohë që është dëmutar dhe askush deri më tani nuk është parë duke e mirëmbajtur./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori