LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi trishtues nga Hoeness: Përjetova tmerrin në burg

Rrëfimi trishtues nga Hoeness: Përjetova tmerrin në burg

Presidenti i Bayernit, Uli Hoeness ishte për disa vite në burg.

Numri një i bavarezëve nuk pagoi tatimin dhe përfundoi prapa grilave në Munich.


Por ai ka treguar se ka përjetuar tmerrin aty, derisa të burgosurit kishin provuar ta shantazhonin.

65-vjeçari ka thënë se ka vuajtur në burg, teksa të burgosurit tentonin t’i bënin foto me telefon për t’i shitur ato pastaj.

“Të burgosurit kanë provuar që të më bëjnë foto me telefona të futur në mënyrë të paligjshme brenda në burg, për t’i shitur më pas për shumë para”.

“Ishte shumë e rëndë që të mësoje që njerëz me të cilët unë kisha luajtur me letra pak çaste më parë, tentonin që të më fotografonin në dush apo diku tjetër. Në momente të tilla ishte shumë e vështirë që të ruaje qetësinë”, zbulon 65-vjeçari.

Tutje Hoenes ka thënë se të rralla janë miqësitë që ka bërë në burg pasi sipas tij brenda qelisë nuk mund t’i besohet askujt.

Gjykata gjermane e dënoi Hoenesin me tre vite e gjysmë burg për shkak të evazionit fiskal, ndërsa ai u lirua pas 21 muajve për shkak të sjelljeve të mira. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
Kalo në kategori