LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi që u bë film: Boshnjaku plagos ushtarin serb që donte ta vriste, tash është mik i mirë me të!

Rrëfimi që u bë film: Boshnjaku plagos ushtarin serb që donte ta vriste, tash është mik i mirë me të!
-->

Në luftën e Bosnjës ata qëndruan përballë njëri-tjetrit me armë në dorë, njëri madje qëlloi. Sot boshnjaku Daut dhe serbi Dane janë miq e partnerë në tregti. Historia e tyre u bë film.

Tetor 1992, fronti i Skelanit pranë Srebrenicës: Dy ushtarë përballë njëri-tjetrit, armët gati. Boshnjaku Daut Tihiq është më i shpejtë dhe e qëllon serbin Dane Vasiq.

Vite më vonë lufta në Bosnje-Hercegovinë ka përfunduar. Dauti ka mbijetuar. Disa vite ai ka jetuar si i dëbuar në Suedi. Por, dikur kthehet e blen një shtëpi në Brezë, afër Sarajevës. Më vonë kthehet në fshatin e tij, Skelan, blen disa lopë e punon si fermer.

Kur në vjeshtën e vitit 2006 Dauti po qëndronte i ulur në një birrari të fshatit e pinte me miq, kaloi pranë tavolinës së tij një burrë. Ai pasi bëri një përshëndetje e ul në një tavolinë tjetër. Dauti nuk i beson dot syve. “Ky është personi të cilin e kam vrarë”, thërret Dauti. Shkon tek tavolina dhe i thotë: “Unë të kam vrarë!”. Ndërsa tjetri ia kthen duke qeshur: “Po ti e sheh që unë jam gjallë?”

Dauti kujton: “Në tetor 1992 kam shpëtuar me familjen nga Skelani nëpër male deri në fshatin Milevinë. Kishim dëgjuar që serbët kishin përgatitur një sulm ndaj fshatrave Joshevë e Jagodnja. Me një grusht ushtarësh nxitova të ndihmoj banorët e fshatit. Papritur pashë disa metra larg meje një ushtar serb. Ai u ngrit ngadalë dhe drejtoi armën tek unë. Qëllova dhe e godita në gjoks. Më kujtohet që ra mbi kurriz. Isha i bindur që ai kishte vdekur.”

Dauti rrëfen se më pas kishte nxituar drejt fshatit. “Lufta nuk zgjati shumë. Arritëm të mbanim larg ushtarët e të mbronim banorët. Por në kthim nuk pashë as armë dhe as ushtarin serb. Mendova se njerëzit e tij e kanë marrë me vete, se e kisha parë që kjo ishte një njësi elitë serbe.”

Siç doli më vonë bëhej fjalë për ushtarin Dane Vasiq. “Të them të drejtën gëzohem vërtet që ai jeton”, thotë Daut Tihiq në bisedë me Deutsche Wellen. “Kështu nuk e mbaj barrë në ndërgjegje”. Kështu ndodhi që në vitin 2006 dy ushtarët u njohën – “zyrtarisht” – por me raki, si ndodh përherë në Ballkan.

“Këtë aksion e kishim planifikuar për shkak të sulmeve të vazhdueshme që vinin nga ky fshat”, kujton serbi. “Unë e njihja terrenin dhe u dërgova për të parë gjendjen. Duhej të ishte aksion rutine. Në një moment dëgjova zhurmë dhe kërcitjen e armës. U ktheva dhe pashë një burrë që kishte drejtuar pistoletën drejt meje.”

Serbi rrëfen se fillimisht nuk e kishte kuptuar, se tek cila palë lufte bënte pjesë ky njeri. “Ky moment pavendosmërie ishte i rëndësie vendimtare. Ai ishte më i shpejtë, ndryshe unë do ta kisha vrarë. Nuk i dëgjova të shtënat. Gjëja e fundit që pashë ishte lëvizja e armës së tij. Ndjeva një goditje që më hodhi disa metra mbrapa. Kur erdha në vete pashë armën e shkatërruar dhe jelekun antiplumb që më kishte shpëtuar jetën. Kisha fat të madh që nuk u plagosa”, kujton Dane Vasiq.

Pas takimit në lokal Dauti dhe Dane nuk u bënë vetëm miq, por edhe partnerë në biznes. Ata planifikojnë investime të përbashkëta. Dane jeton në anën tjetër të lumit Drin në Serbi. Ai blen e shet bimë mjekësore dhe fruta pylli, ka një maune dhe është pronar i disa dyqaneve suvenirësh.

“Planifikojmë të hapim një firmë të përbashkët, që do të lidhte aktivitetet e mia dhe të tij. Kemi paraqitur edhe një projekt, por vendimi zgjat.”, thotë Dauti. Dane pohon duke shtuar se është i sigurtë që ata do t’ia dalin.

„Kam përshtypjen, se disa politikanë nuk e shohin me sy të mirë miqësinë e bashkëpunimin tonë. Ata më shumë do donin me sa duket që ne të grindemi e luftojmë njëri-tjetrin, që secili prej nesh të jetojë në geton e tij. Kështu ata qëndrojnë më lehtë në pushtet”, thotë myslimani boshnjak Dauti.

Të dy filluan të flasin me njëri-tjetrin hapur, se çfarë kanë bërë gjatë luftës. “Nuk kam pse të turpërohem”, thotë serbi. „Nuk kam bërë asgjë të gabuar apo ilegale. Isha ushtar si ai. Unë qëllova atë, ai mua. Kështu është lufta: Ti qëllon që të mos qëllohesh. Mendoj, se as unë, as Dauti nuk e donim këtë luftë.”

Megjithatë asnjë luftë nuk ka sjellë ndonjë gjë të mirë – për këtë ata janë të bindur.

Historia e vërtetë e Danes e Dautit paraqitet në Festivalin e filmit në Sarajevë më 13 gusht. Filmin dokumentar “Ne)Prijatelji” e kanë përgatitur autorët boshnjakë Emir Kapetanoviq dhe Sead Kreševljaković. Festivali i filmit në Sarajevë është një nga më të rëndësishmit në Ballkanin Perëndimor. /DW/

Në trend Botë

Më shumë
Aeroplani supersonik që ishte më i shpejtë se Concorde

Aeroplani supersonik që ishte më i shpejtë se Concorde

Amerika
Beteja për Berdychi, ukrainasit me Bradley-t amerikanë shkatërrojnë autoblindat dhe tanket ruse në afërsi të Avdiivka

Beteja për Berdychi, ukrainasit me Bradley-t amerikanë shkatërrojnë autoblindat dhe tanket ruse në afërsi të Avdiivka

Evropa
Rusia vazhdon me dezinformim, historia e rreme e vdekjes së mbretit Charles III u përhap nga mediat pro-Kremlin

Rusia vazhdon me dezinformim, historia e rreme e vdekjes së mbretit Charles III u përhap nga mediat pro-Kremlin

Evropa
Kievi pretendon se ushtrisë ruse i kanë shkatërruar mbi 500 autoblinda brenda çdo muaji, që nga fillimi i luftës

Kievi pretendon se ushtrisë ruse i kanë shkatërruar mbi 500 autoblinda brenda çdo muaji, që nga fillimi i luftës

Evropa
Ua mësynë pozicioneve të ukrainasve, duke mos ditur se ishte kurth – momenti kur konvoji i tankeve dhe autoblindave ruse shkatërrohet

Ua mësynë pozicioneve të ukrainasve, duke mos ditur se ishte kurth – momenti kur konvoji i tankeve dhe autoblindave ruse shkatërrohet

Evropa
Gjatë vozitjes së rrezikshme u përplas me BMW-në e tij direkt me një veturë tjetër, motoçiklisti britanik që ishte prapa tij fluturoi poshtë urës

Gjatë vozitjes së rrezikshme u përplas me BMW-në e tij direkt me një veturë tjetër, motoçiklisti britanik që ishte prapa tij fluturoi poshtë urës

Evropa
Kalo në kategori