LAJMI I FUNDIT:

Rrëfim i pabesueshëm i suksesit, kur zgjidhet profesioni i duhur

Rrëfim i pabesueshëm i suksesit, kur zgjidhet profesioni i duhur

Zgjedhja e profesionit në bazë të aftësive dhe pasionit që zotëron një person është një nga zgjedhjet më të rëndësishme në jetë.

Qasja ndaj vetvetes dhe identifikimi i aftësive janë kyçe për zgjedhjen e profesionit ideal. Pasi të bëhet kjo, është lista e shkurtër e profesioneve që secili krijon në mendjen e vet për atë që dëshiron të bëj, për atë që dëshiron të krijojë, për atë që dëshiron të punojë – e në të njëjtën kohë të vlerësohet.

Zgjedhjet për karrierën janë gjithnjë delikate dhe kërkojnë informacion, janë në përputhje me identifikimin e qëllimeve afatshkurtra, që shumë herë ndikojnë në rrafshin afatgjatë, ndërsa planifikimi i gjithë këtij rrugëtimi është faktori kyç që ndikohet nga dëshira për vlerësim – qoftë nga sjellja e duhur profesionale, pagesa, mundësia për promovim, apo sfidat nga puna.

Shpëtim Pllana, Drejtor Teknik në BP Home që udhëheqë “projektin e lagjes Qershia” është një shembull i shkëlqyer i cili ka zgjedhur profesionin ideal dhe vlerësohet në kuadër të pritshmërive duke arritur synimet jetësore.

Projekti “Qershia” është një lagje moderne me 130 shtëpi dhe hapësira tjera të përziera siç janë marketi, kopshti dhe fushave të sportit. Ky koncept i shtëpive të mençura dhe ekologjike është i pari në Kosovë dhe rajon.

Ai thotë se profesionin si inxhinier i ndërtimit konstruktivëe ka zgjedhur nga dëshira për zgjidhje të problemeve të ndryshme nga lëndët e tij të preferuara, kurse si projekt më të rëndësishëm e konsideron projektin e lagjes “Qershia”.

“Pasi që ndërtimtaria është në korrelacion në mes të fizikës dhe matematikës si shkencë dhe si inxhinieri që të sfidon për zgjidhjen e problemeve teknike – ky profesion i ka plotësuar dëshirat e mia që të merrem njëkohësisht me lëndët e preferuara dhe zbatimin e tyre në praktikë”.

“Besoj që pika ime më e fortë është studimi në formë hulumtimi, analizë dhe kritikë shkencore për të zbërthyer problemet. Besoj që kjo mund të dëshmohet me punimin e temës së diplomës në bachelor me titull “Krahasimi i metodës së forcave dhe metodës së deformimeve në analizën e sistemeve statikisht të pacaktuara”, theksoi Pllana.

“Pozita e Drejtorit Teknik në lagjen “Qershia” duke e marrë parasysh madhësinë e projektit, jo vetëm si projekt ndërtimor, por edhe si projekt investiv e bën që të jetë projekt mjaft i rëndësishëm i karrierës time”, shtoi ai.

Për zgjedhjen e profesionit nga të rinjt, si një çështje delikate dhe e rëndësishme për të ardhmen e tyre, Pllana rekomandon ndërtimtarinë si sferën ku të rinjt mund të zhvillojnë aftësitë e tyre dhe ku ata mund ta gjejnë lehtë veten.

“Pasi që ndërtimtaria si fushë është në ekspansion jo vetëm në Kosovë, por në gjithë botën – do të ketë nevojë të vazhdueshme për ekspertë dhe profesionistë të përkushtuar për të ofruar zgjidhje optimale dhe të kohës, sidomos për objekte të larta dhe të mëdha të cilat më parë nuk janë ekzekutuar, prandaj ndërtimtaria do të ofrojë kënaqësi për të gjithë ata që janë të përkushtuar dhe që i pëlqejnë sfidat”, potencon Drejtori Teknik i BP Home për projektin Qershia, teksa këshillon të rinjt për zgjedhjen e tyre.

Duke folur për rolin e tij në BP Home, ai thotë se ka përgjegjësi të shumanshme.

“Roli im zyrtar në BP Home është Drejtor Teknik, ku kontribuoj si udhëheqës i grupit. Unë mendoj se BP Home ofron hapësirë për kuadro të reja dhe me ambicie për vlera të nivelit ndërkombëtarë, për atë edhe unë jam pjesë e kësaj kompanie.” – shtoi z.Pllana

Secili profesion ngërthen diçka që e bën atë unik, varësisht edhe nga personaliteti. Për Pllanën kërkesa për kualitet dhe trajtim të mirëfilltë të problemeve teknike e bën profesionin e tij të veçantë.

“Kërkesa nga kompania që problemet teknike dhe inxhinierike të trajtohen në formë shumë profesionale, por edhe të mirëfilltë duke u bazuar në hulumtime dhe punime shkencore dhe duke pasur për bazë edhe kualitetin shumë të lartë të punës”, përfundoi Drejtori Teknik i BP Home për projektin “Qershia”, Shpëtim Pllana.

Kështu, inxhinieri Pllana reprezenton shembullin ideal se si zgjidhet profesioni i duhur dhe cilët janë faktorët kyç për të bërë zgjedhjen e duhur, e ku u kuptua se Drejtori Teknik i projektit të lagjes “Qershia” motivohet nga problemet që ai duhet t’i zgjidhë dhe vlerësimi që i bën BP Home.

Nuk thonë kot… zgjidhni profesionin që ju vërtet e dashuroni dhe asnjë ditë tjetër të jetës tuaj nuk do t’iu duhet që thjesht të punoni!