LAJMI I FUNDIT:

Rrëfehet për herë të parë babai që vrau fëmijën e tij në Shtërpcë

Rrëfehet për herë të parë babai që vrau fëmijën e tij në Shtërpcë

“Ditëve të fundit i kam parë disa njerëz që shikonin në dritare, rreth shtëpisë sime. Ata ishin aty, unë i pashë, por u zhdukën”. Këto ishin fjalët e Dejan Krstiçiq, babait që vrau dhe plagosi binjakët e tij në Shtërpcë të hënën mbrëma

Dejan Krstiçiq, (35 vjeçar) nga Shtërpca, i tha dje prokurorit në Prishtinë se nuk i kujtohet arsyeja pse i theri fëmijët e tij, të moshës 40 ditësh, mirëpo e pranoi se i kujtohet tërë ngjarja.


“Ditëve të fundit i kam parë disa njerëz në dritaret e shtëpisë sime, rreth shtëpisë. Unë i pashë, ata ishin aty, por më pas u zhduken”, i tha Krtiçiq prokurorit në Prishtinë.

Ai ka treguar se të hënën, në ditën që e kreu vrasjen, në mbrëmje patën mosmarrëveshje me gruan.

“Kishim një darkë të këndshme, dhe më pas mora një thikë, desha ta trembë pak Anën. Shkova dhe vrava djalin, por nuk e kuptoj pse e kam bërë këtë”, ka thënë Krstiçiq, shkruan Gazeta Express.

I vogli Dalino Krstiçiq u varros dje në varrezat lokale të Shtërpcës. Nëna e tij Ana, nuk mori pjesë në varrim pasi ishte me fëmijën tjetër në Nish, i cili kishte marrë plagë të rënda nga thika e babait.

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori