LAJMI I FUNDIT:

Rrecaj: Përgjimet nuk i publikova unë

Rrecaj: Përgjimet nuk i publikova unë

EULEX-i dyshon se bisedat telefonike të zyrtarëve të PDK-së i publikuan avokatët që mbrojnë Limajn. Këto akuza i hedh poshtë avokati Tahir Rrecaj, i cili thotë se nuk ka gisht në këtë punë. Sipas tij, 31 CD-të që i mori nga prokuroria menjëherë ia ka dhënë ekipit mbrojtës të klientit të tij. Por, Rrecaj nuk e di se çfarë kanë bërë avokatët e të akuzuarve të tjerë.

Katër bisedat telefonike mes zyrtarëve të Partisë Demokratike të Kosovës, që u publikuan ditë më parë, mund të mos jenë të vetmet. Janë rrafsh 31 CD, të cilat EULEX ditë më parë ua ka dorëzuar avokatëve të Fatmir Limajt, dy vëllezërve të tij, Florimit e Demirit, Endrit Shalës, Gani Zogajt, Nexhat Krasniqit dhe Florim Zukës, të gjithë të akuzuar për korrupsion në Ministri të Transportit.

Në mesin e krejt këtij materiali, të cilin EULEX ua dorëzoi para disa ditësh avokatëve mbrojtës të këtyre personave që dyshohet se janë marrë me korrupsion, ndodheshin edhe përgjimet telefonike mes anëtarëve të PDK-së. Është kjo arsyeja që e ka shtyrë misionin e EULEX-it të dyshojë se janë pikërisht këta njerëz që i shpërndanë incizimet e bisedave private në mes Adem Grabovcit, Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçit, Vlora Çitakut, Sami Lushtakut e Kadri Veselit.


Por, të gjitha këto akuza i hodhi poshtë të shtunën Tahir Rrecaj, avokati mbrojtës i deputetit Fatmir Limaj. Ai e bëri të qartë faktin se nuk ka kurrfarë lidhjeje me publikimin e atyre bisedave telefonike.
“Në rastin Limaj janë gjashtë avokatë e gjashtë të pandehur dhe janë 31 CD. Nuk e di se kush ka mundur t’i shpërndajë ato materiale. Kryesorja unë nuk kam lidhje me atë çfarë thuhet”, i ka thënë avokati Rrecaj gazetës Express.

Për të qenë me bindës se nuk ka gisht në krejt këtë punë, Rrecaj sqaron se gjithë materialin prej 31 CD-sh e ka pas në zyre hiq më gjatë se pesë minuta. Sqaron se provat ia ka dorëzuar menjëherë klientit të tij.

“Ato prova i ka marrë asistenti im në prokurori dhe unë menjëherë ia kam dhënë ekipit të Limajt”, pohon Rrecaj.

“Aty janë 31 CD-ja dhe unë nuk kam as mundësi fizike e as teknike që ato t’i shtyp në kopje. Materialin ua kam dhënë në mënyrë që ata të më ndihmojnë teknikisht në këtë çështje. Do të thotë ky material nuk ka qëndruar as pesë minuta në zyrën time”, vlerëson ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike

Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike

Drejtësi
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Lajme
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Lajme
Vdes 71-vjeçari në Lipjan, goditet nga një kamion derisa ishte brenda në veturë

Vdes 71-vjeçari në Lipjan, goditet nga një kamion derisa ishte brenda në veturë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori