LAJMI I FUNDIT:

Roura: Nuk ka magji që e ndal Ronaldon

Roura: Nuk ka magji që e ndal Ronaldon

Zëvëndëstrajneri i Barcelonës, Jordi Roura, thotë se ekipi i tij gjithmonë e ka të vështirë ta ndalë yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo.

“Ne i dimë cilësitë e Ronaldos, por është gjithmonë e vështirë që ai të ndalet. Ne duhet të jemi të përqëndruar. Nuk ka magji që mund ta ndalë”.

“Cristiano është lojtar i mrekullueshëm, lojtar i madh. Është e natyrshme që ai të shënojë tani gola ndaj nesh, pasi më parë, në fillim kur erdhi nuk arriti ta bënte këtë”, ka thënë Roura.


Real Madridi e pret Barcelonën të mërkurën mbrëma në El Clasicon e parë të gjysmëfinaleve të Copa del Rey. /Telegrafi/