LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo: Jemi gati për United

Ronaldo: Jemi gati për United

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, thotë se ai është i gatshëm për sfidën përballë Manchester United, pas dy golave të mbrëmshëm ndaj Barcelonës.

Reali mposhti Barcën me rezultat 3-1 në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Kupës së Mbretit.

Dhe tash ndeshja e radhës e madhe për Mbretërit është udhëtimi në Old Trafford javën e ardhshme për sfidën e kthimit Ligës së Kampionëve, e cila në takimin e parë përfundoi 1-1.


“Kjo fitore na jep neve një vetëbesim shumë të madh për ndeshjen e ardhshme ndaj Manchester United”, ka thënë Ronaldo. /Telegrafi/