LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo iu hakmor Messit për festën në Bernabeu, e bëri të njëjtën gjë me fanellë në Camp Nou (Foto)

Ronaldo iu hakmor Messit për festën në Bernabeu, e bëri të njëjtën gjë me fanellë në Camp Nou (Foto)

Cristiano Ronaldo e ka ngacmuar Lionel Messin me festimin ikonik në ndeshjen e Superkupës së Spanjës ndërmjet Barcelonë dhe Real Madridit.

Në sezonin e kaluar superylli argjentinas shënoi golin e fitores në ‘El Clasico’ në Santiago Bernabeu dhe e çoi lart fanellën e tij para tifozëve të shumtë të Los Blancos.


Festa e Messit para tifozëve në Bernabeu në sezonin e kaluar (EPA)

Ndërsa të dielën mbrëma, CR7 shënoi goli e dytë të Mbretërve që e riktheu epërsinë menjëherë pasi Messi e kishte barazuar rezultatin dhe e hoqi fanellën për të festuar.

Reali fiton në kështjellën e Barcës, vë njërën dorë mbi trofeun e Superkupës (Video)
Lexo po ashtu Reali fiton në kështjellën e Barcës, vë njërën dorë mbi trofeun e Superkupës (Video)

Festa e tij ishte me ngritjen e fanellës para tifozëve në Camp Nou që ishte një hakmarrje kundrejt festës së Messit në sezonin e kaluar.

Festa e Ronaldos para tifozëve në kamp Nou (Twitter)

Më pas Ronaldos i kushtoi kartoni i verdhë për heqjen e fanellës, pasi e mori edhe një tjetër për simulim dhe u përjashtua, dhe do të mungojë në ndeshjen kthyese në Santiago Bernabeu.

Megjithatë, Reali ka epërsi prej 3-1 nga ndeshja e parë dhe është në pozitë të mirë që ta fitojë trofeun e Superkupës së Spanjës. /Telegrafi/

Heqja e fanellës i kushtoi portugezit (Twitter)

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga
Kalo në kategori