LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo hesht ‘Topat e Artë’

Ronaldo hesht ‘Topat e Artë’

Cristiano Ronaldo ka shënuar hettrik në fitoren me rezutlat 4-0 të Real Madridit ndaj Celta Vigos, që kualifikoi mbretërit në fazën tjetër të Kupës së Mbretit.

Që nga momenti i parë, Real Madridi u shfaq tejet i rrezikshëm. Mourinho si zakonisht i zymtë, ndërsa Casillas në portë nuk dukej po ashtu i buzëqeshur.

Sidoqoftë, kjo nuk i pengoi Ronaldos që të thyejë ligjet e fizikës dhe të realizonte një gol që e la të ‘masakruar’ portierin nga bomba nukleare e tij (3’) për 1-0.

Në shprehje Ronaldo erdhi edhe pas 24 minutave lojë, kur pas një pasimi përallor të Luka Modric, ishte Cristiano Ronaldo që doli më së miri në zonë për të shënuar për 2-0 dhe rezultatin e pjesës së parë.

Në pjesën e dytë Reali vazhdoi me lojën ofensive dhe kundërshtarët nuk kanë pasur fare gjasa.

Me kartonin e dytë të verdhë nga loja u largua Sergio Ramos (72’), që nuk ndikoi fare, pasi Ronaldo (87’) e kompletoi hettrikun e tij, përderisa Sami Khedira me një asistim të Ronalods shënoi për 4-0 dhe rezultatin përfundimtar të takimit.

Kështu me rezultat të përgjithshëm 5-2 pas dy ndeshjeve, Real Madridi kualifikohet në cerekfinale të Kupës së Mbretit. /Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

Bundesliga
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

La Liga
Kalo në kategori