LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo e meriton Topin e Artë – deklaron Figo

Ronaldo e meriton Topin e Artë – deklaron Figo

Legjenda portugeze, Luis Figo, mendon se Cristiano Ronaldo i ka të gjitha shanset e mundshme që ta fitojë Topin e Artë.

Ish-lojtari i Real Madridit mendon se bashkëkombësi i tij e meriton çmimin prestigjioz falë paraqitjeve të vitit të kaluar me klubin dhe përfaqësuesen.

“Asgjë nuk mund ta ndalë që ta fitojë. Ai është njëri nga favoritët për t’i fituar të gjitha çmimet individuale që ekzistojnë, sidomos këtë vit, sepse ka pasur një sezon të mirë në ligë dhe luajti mirë në Evropian”.


“Janë shumë njerëz të përfshirë në marrjen e vendimit, prandaj është vështirë të dihet se kush do ta fitojë”, citon Mundo Deportivo fjalët e Figos. /Telegrafi/