LAJMI I FUNDIT:

Ronaldinho dëshiron të luajë në Botëror

Ronaldinho dëshiron të luajë në Botëror

Gjeniu i lindur me top, Ronaldinho, nuk e ka ndërmend të dorëzohet. Ai vazhdon të kërkojë suksesin, pasi ka paralajmëruar se do të japë maksimumin për të qenë në skuadër për Botërorin e vitit 2014 që mbahet në Brazil.

Ish-sulmuesi i Barcelonës shpreson që të marrë pjesë në kompeticionin më të madh për kombëtare dhe beson se një rikthim i tij në kombëtare nuk është i pamundur.

“Nuk ka ndjenjë më të mirë se të luani në shtëpi Botërorin para tifozëve tuaj dhe unë nuk dua që të humbas këtë mundësi. Jam i bindur se kam pasion të madh për futboll dhe për Brazilin, që më detyron që të tentoj të rikthehem te ekipi që dua më së shumti”.


“Unë dua të jem pjesë e Botërorit. Do të ishte momenti më i mirë në jetën time dhe në jetën e shumë brazilianëve. Unë dua të rikthej formën e vjetër dhe e di se mund t’i kontriboj ekipit. Është prioritet i imi që të përgatitem për të fituar një rast nga trajneri”, ka deklaruar Ronaldinho. /Telegrafi/