LAJMI I FUNDIT:

“Ronaldinho, gati t’i kthehet futbollit”

“Ronaldinho, gati t’i kthehet futbollit”

Ish-ylli i Barcelonës, Ronaldinho, ka për qëllim të bëjë një rikthim në futbollin konkurrues në vitin 2017, pas më shumë se një vit që është jashtë fushave të blerta.

Sipas agjentin dhe vëllait Roberto de Assis, Ronaldinho shpreson të nënshkruajë për një ekip konkurrent, në këtë vit të Copa Libertadores.


Ylli 36-vjeçar brazilian nuk ka luajtur futboll konkurrues që nga largimi i tij nga Fluminense në shtator të 2015, por Assis pohon ish ylli i Barcelonës dhe Milanit është i gatshëm të bëjë një rikthim në Amerikën e Jugut.

Blerjet më të mira në histori të Real Madridit dhe Barcelonës (Foto)
Lexo po ashtu Blerjet më të mira në histori të Real Madridit dhe Barcelonës (Foto)

“Projekti është për të luajtur në vitin 2017. Pas një viti të qetë në të cilën kemi pasur mundësi të fluturojmë rreth botës, të udhëtojmë, shikojmë vendet e tjera që ne nuk i dinim, për të qenë me njerëz, të ndjejmë dashurinë e tyre, kjo është ideja”, ka thënë Assis për gazetën uruguaiane Ovacion Digital.

“Projekti 2017 është për të luajtur përsëri dhe do të shikojmë se si do të ndodhin gjërat. Ne mendojmë se ai do të luajë në një ekip që është në Libertadores”, përcjell Telegrafi.

Ronaldinho ka filluar bisedimet me Nacional Montevideon
Lexo po ashtu Ronaldinho ka filluar bisedimet me Nacional Montevideon

“Kam folur me disa ndërmjetësues [rreth Nacional], por gjërat janë ende shumë të qeta. Kur të arrijmë diçka zyrtare, klubi atëherë do të jetë në gjendje të flasë”, përfundoi agjenti i Ronaldinhos.

Ronaldinho ishte e lidhur edhe me Chapecoense në dhjetor, si procesi i rindërtimit të skuadrës së tyre pas tragjedisë ajrore kolumbiane që vdiqën 71 njerëz, duke përfshirë lojtarët e tyre, stafin dhe komisionin teknik. /Telegrafi/