LAJMI I FUNDIT:

Rolls-Royce publikon pamjen e modelit Cullinan (Foto)

Rolls-Royce publikon pamjen e modelit Cullinan (Foto)

Kompania britanike i ka siguruar investitorët e saj, se do t’i mbajë të informuar për çdo risi derisa të publikohet modeli i ri Cullinan.

Por, me presionin e madh të medieve dhe entuziastëve, Rolls-Royce e ka publikuar makinën e re, megjithëse me shtresën për kamuflazh, transmeton Telegrafi.


Sidoqoftë, njohësit e makinave e kanë vlerësuar lartë këtë SUV, i cili sipas tyre është gati në secilin aspekt dhe mund të hyjë në prodhim në çdo moment.

Grilli dhe dyert që e dallojnë nga secila veturë tjetër luksoze janë ende të pranishme, por ka edhe disa ndryshime të dukshme.

Dritat LED që kanë formë më të mprehtë, gjerësia dhe lartësia në përgjithësi, e dallojnë këtë veturë nga modelet e mëparshme. /Telegrafi/

rolls-royce-publikon-pamjen-e-modelit-cullinan-foto-2

rolls-royce-publikon-pamjen-e-modelit-cullinan-foto-3