LAJMI I FUNDIT:

Roli i komunikimit virtual në shoqërinë kosovare

Që nga historia shohim se njeriu krahas shumë zhvillime evolutive që ka pësuar, ai padyshim se ka pasur shumë nevoja të ndryshme, nevoja këto që sipas psikologut Abraham Maslow përbëjnë atë që quhet “Hierarki e nevojave” që sipas tij janë pesë:
1. Nevojat fiziologjike,
2. Nevojat për siguri,
3. Nevojat për dashuri dhe përkatësi sociale,
4. Nevoja për nderim/respekt,
5. Nevojat për vet-aktualizim.

Krahas këtyre nevojave, njeriu gjithnjë është munduar të gjej një rrugë e cila do t’i tejkalonte distancat gjeografike, drejt arritjes së një komunikimi me pjesën tjetër të botës. E kur flasim sot për komunikimin, ai përfshinë këmbimin e mendimeve dhe të ndjenjave, përveç që është një njoftim, ai mund të kuptohet edhe si një pjesëmarrje në bashkësi.

Është interesante fakti që krahas këtij komunikimi edhe njeriu ka përfituar shumë si nga aspekti i Informatës, por edhe dobive tjera, me faktin që sot informata është një resurs i pashtershëm pasi që i përket natyrës jo-materiale. Andaj, njeriu është gjithmonë në kërkim të risive, në kërkim të informatave të reja, dhe nga thithja e këtyre informatave ai është gjithnjë më i pasur me dije, e dija e në postmodernizëm konsiderohet “fuqi”.

Komunikimi virtual është proces ose element i tendencës së shquar si “Globalizëm”, ai u fuqizua më shumë kur u shemb “Muri i Berlinit”, që sipas profesorit të njohur Francis Fukujama, përbënë fundin e ideologjisë komuniste. Sot, ky komunikim ka bërë që njerëzit jo vetëm të shkëmbejnë informata, apo atë që quhet “teori e shkëmbimit social”, por edhe të integrohen më tej, të socializohen, të krijojnë raporte të ndryshme, të krijojnë lidhje sociale, madje në disa raste falë këtij komunikimi virtual që ka mundësuar procesi i globalizmit edhe të martohen.

Kështu që, edhe në shoqërinë kosovare, komunikimi virtual sidomos kohës së fundit është dominant, ai është bërë një mjet integrimi, socializimi, është bërë një konsum i nevojshëm për shoqërinë kosovare. P.sh. ka raste të ndryshme kur njerëzit nuk kanë gjëra më elementare, ndërsa internet në shtëpitë e tyre figuron. Pra, këtu shihet qartë se edhe shoqëria kosovare, krahas shoqërive të zhvilluara është në trendin e quajtur “Globalizëm”, madje që sipas disa autorëve gjenarat e sotme njihen edhe si “Gjenerata e Globalizmit”.

Shikuar nga këndvështrimi sociologjik, revolucioni teknologjik mundësoi njeriut një afërsi me njerëzit tjerë anë e mbanë botës përmes komunkimit virtual. Largësitë gjeografike, hapsirat e largëta, tani më përmes multimedias ishin shumë më afër se sa dikur. Prandaj, me fjalë të tjera, mund të themi se ekzistojnë forma dhe mënyra të shumta të komunikimit virtual që për njeriun paraqesin një pragmatizëm tejet të lartë, mirëpo në suazat më të ngushta të këtij komunikimi ne do të fokusohemi vetëm në disa forma të tij:

Msn – i njohur si messenger, mesazh, dergues-pranues, që ka për qëllim një lidhje komunikuese, madje sipas fjalorit sociologjik mund të përkufizohet si komunikim virtual, apo bartës i mesazheve me zë ndërmjet dy a më shumë personave të cilët krijojnë një komunikim, që më shumë njihet edhe si komunikim ndërpersonal virtual me zë. Kur jemi tek msn-ja në shoqërinë tonë zakonisht akceptohet si një mjet integrimi, si një mjet bashkimi, madje shumica e të rinjve në mënyrë alegorike/metaforike e quajnë edhe si “Msit pa pare”, pasi që msiti i dikurshëm të cilin e paguanin për sugjerimin e nuses/dhëndrit, është zëvendësuar në një “msit virtual”, që shumë çifte i ka bashkuar, disa i ka njoftuar, por disa edhe i ka ndarë.

Forumet – Fjala forum ka prejardhje latine, që në kuptimin e saj etimologjik do të thotë “vend publik”, apo “vend i tregut”. Forumet kanë ekzistuar edhe më herët, ato i gjejmë edhe në Greqinë antike tek Platoni, Aristoteli etj, mirëpo kuptohet në një formë tjetër, pra në formën e debatit publik. Ndërsa, sot kur flasim për forumet shohim se forumet përfshijnë disa karakteristika të cilat i veçojnë ato drejt elaborimit të qenurit “Forum”, andaj forumet përfshijnë:
1. Një vend për diskutim,
2. Një tubim me qëllim të diskutimit,
3. Një formë që përfshinë zakonisht një panel të prezentuesit që shpesh identifikohet me pjesëmarrjen e anëtarëve në diskutim.
4. Një mesazh faqën e internetit, ku përdoruesi mund të poston mesazhe lidhur me një temë diskutimi, debati etj.

Forumi lindi si shkak i një evolucioni teknologjik, dhe nga po kjo pikëpamje forumet konsiderohen aplikacione të ëeb/menaxhimeve. Zakonisht kur njerëzit marrin pjesë në forume, ata kontribuojnë çështjeve dhe interesave të ndryshme, pra hapin diskutime për shumë tema të ndryshme. P.sh. Japonia ka mbi 2 milion mesazhe të postuara në ditë në forumet e tyre “2 chanel”.

Andaj, nga kjo rrjedhë se forumet kanë një premisë diskutimi të hapur dhe të lirë, ku shpesh miratojnë disa norma, rregulla.

Forumet përbëhen nga Moderatori, Administratori, dhe nga personi që kyçet në të, pra “Users-i”. Pasi, që sociologjia internetin e sheh në tri aspekte, si mjet për hulumtime, platformë diskutimi, dhe temë kërkimore, atëherë në këtë kontekst, forumet paraqesin një element të dobishëm për shoqërinë, sepse përveç tjerash në to përfshihen edhe: pyetje, krahasime, sondazhe të opinionit, si dhe debate. Por, në anën tjetër shpesh ndodh që forumet të paraqesin edhe imazh negativ, shpeshherë në to kemi fyerje raciste, abuzohet me identitetin e njerëzve me famë, por edhe shprehje të pahijshme, në vendet në zhvillim një gjë e tillë sanksionohet me ligj, rasti i tillë kishe ndodhur në janar, 2010 në Ishujt Maldavi, kur disa biznese paditën disa forume të njohura për abuzim të informatave.

Ndërsa, nëse flasim për shoqërinë tonë, shohim se edhe pse shumica forumeve përmbajnë tema racionale, në to shtjellohen debate, ka tema me rëndësi të veçantë, shpeshherë në to hasim fyerje raciste, keqpërdorim me kodin, simbolin e njerëzve V.I.P etj, që shumica nuk sanksionohen, mirëpo po të ekzistonte kjo në një vend tjetër normalisht që nga personat përgjegjës të forumit do të merreshin masa që nga ndalimi i hyrjes e deri tek padia penale.

Facebooku – është një rrjetëzim social i cili lidh njerëzit me miqtë tjerë që punojnë, studiojnë, bashkëveprojnë, socializohen dhe që kanë një interaksion simbolik ndërmjet tyre. Emri i facebook-ut rrjedh nga emri i gjuhës së folur të librave të dhënë për studentët në fillim të vitit akademik, e që është zbuluar nga studenti Mark Zuckerber në Universitetin Cambridge të Massachusetts të SHBA-ve. Në fillim u kufizua vetëm për disa Universitete, mirëpo më vonë ai u përhap me shpejtësi të madhe.

Sot, facebook-un e përdorin shumica e shteteve të zhvilluara, por ai ka pasur edhe bllokime, ndalesa nga disa shtete autokratike si: Kina, Vietnami, Irani, Siria etj. Mirëpo, sipas disa shifrave ka mbi 400 milion përdorues në shumë gjuhë botërore duke përfshirë këtu edhe gjuhën shqipe.

Si do që të jetë, Facebook-u sot konsiderohet si një lloj forumi i cili për dallim nga msn-ja dhe forumet tjera, këtu komunikimi mund të bëhet përmes chatit, të shihet identiteti dhe të dhënat e përdoruesit, pastaj facebook-u ofron edhe argëtimin e masës, përdoruesve të tij. Në facebook mund të postosh shkrime, analiza, publikime, të vjelësh informacione të rëndësishme, të kërkosh dhe shtosh miq, madje shpeshherë ndodh që informacionet më të reja nga vendi dhe bota më parë i merr nga facebook-u se sa nga mediumet tjera.

Tek ne facebook-u zakonisht perceptohet si një forum që bart kontakte virtuale përmes chatit, por edhe që qartë shihet identiteti i personit që përdor atë, kuptohet nëse ai ka postuar ndonjë foto të identitetit të tij, si dhe informata tjera. Mirëpo, ka raste edhe këtu kur abuzohet me identitetin e figurave të njohura, madje shpeshherë individ të ndryshëm me qëllime të caktuar instrumentalizojnë religjionin, duke bërë kësisoi që të zhvillojnë polemika të ndryshme. Por, në rast se cenohet integriteti dhe dinjiteti i ndonjë personi, ekziston edhe webmasteri që është përgjegjës për raste të tilla, në rast se abuzohet ose luhet me identitetin e ndonjë figure atëherë personit të tillë mund t’i mbyllet facebook-u.

Këto dhe forma tjera të komunikimit, padyshim se sot kanë një rëndësi të veçantë edhe për shoqërinë kosovare, përderisa njerëzit në njërën anë marrin burime, informata të reja, apo debatojnë për tema të ndryshme. Madje, shpesh ndodh si shkak i komunikimit të tillë njerëzit të martohen, të bashkohen, të krijojnë familje, pra nga bota virtuale të kalojnë në atë fizike.

Në anën tjetër edhe pse ky socializim me këto forma të komunikimit, ky integrim, të tëra këto thithje të informatave, shohim që shpeshherë keqpërdoret, instrumentalizohet, irritohet, shpesh në to hasim fyerje raciste, fyerje në baza fetare, fyerje në baza gjinore, gjë që japin një konotacion edhe faqeve zyrtare, forumeve të tilla, me faktin që tani më nuk është interesante madje as vetë debati, komunikimi në forume të tilla.

(Autori është master në Sociologji)

Në trend

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori