Për të mos mbetur pa pare për rroga në fund të vitit, Qeveria e Kosovës është dashur të bartë dhjetëra milionë euro nga një agjenci buxhetore në tjetrën. Krejt kjo për shkak se disa institucione i kanë shpenzuar paratë deri në centin e fundit e disave u kanë tepruar për shkak të mosrealizimit të projekteve të planifikuara. Më 14 dhe 19 dhjetor, ekzekutivi ka aprovuar vendimet e Ministrisë së Financave për të reduktuar dhe zhvendosur mbi 10 milionë euro.
Qeveria e Kosovës muajt e fundit më shumë është marrë me sigurimin e mjeteve për t’i paguar paratë e punonjësve sesa me ndonjë çështje tjetër ekonomike.
Ekzekutivit vetëm në muajin dhjetor i është dashur të bartë 10 milionë euro nga një agjenci buxhetore në tjetrën, pasi disa i kanë shpenzuar paratë deri në centin e fundit e disave u kanë tepruar për shkak të mosrealizimit të projekteve të planifikuara.
Krejt kjo, sipas njohësve të ekonomisë, ndodh kur nuk bëhet planifikim i mirë buxhetor dhe nuk ka menaxhim të duhur të parasë publike.
Si dy muaj më parë kur pothuajse të gjitha komunat e Kosovës dhe disa ministri mbetën gati pa asnjë cent në arkë, edhe në dhjetor kanë vërshuar kërkesat në Ministrinë e Financave për rialokim të mjeteve nga një kategori në një tjetër, sidomos nga mallrat dhe shërbimet e investimet kapitale në kategorinë e pagave dhe mëditjeve, shkruan Express.
Në mbledhjen 14 dhjetorit dhe atë të datës 19, ekzekutivi ka aprovuar vendimet e Ministrisë së Financave për të reduktuar shpenzimet e agjencive buxhetore për afro 10 milionë euro. Gjithashtu është pajtuar të bëhen edhe bartje, gati sikur që ndodh më rishikim të buxhetit.
Nga vendimi i parë më së shumti ka pësuar Ministria e Arsimit, së cilës i janë marrë 1.5 milionë euro, shumica prej të cilave është dashur të investohen në projekte kapitale.
Gjithashtu edhe Ministria e Punës është detyruar t’i shkurtojë shpenzimet për 300 mijë euro, derisa Ministria e Tregtisë për 500 mijë euro nga projekti për ndihmë ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Edhe më shumë para i janë marrë Universitetit të Prishtinës, gjithsejtë 1.3 milionë euro, nga projektet e parapara kryesisht për ndërtimin e fakulteteve të reja, amfiteatrove dhe të tjera dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, 799 mijë euro.
Pjesa më e madhe e këtyre parave kanë shkuar për blerjen e librave nga Ministria e Arsimit në vlerë prej 3.7 milionë euro. Ndërkaq, për t’i mbuluar nevojat për paga shuma të mëdha të parave u janë ndarë edhe Komunës së Parteshit 330 mijë euro, Klinës 250 mijë euro, Gllogocit 100 mijë, Mamushës, 40 mijë dhe Vushtrrisë, 20 mijë euro.
Përveç reduktimeve dhe bartjeve nga një ministri në tjetrën, janë bërë edhe shumë bartje të mjeteve brenda institucioneve.
Ndërkaq, Ministria e Infrastrukturës sivjet nuk do t’i realizojë shumë projekte kapitale për ndërtimin e rrugëve të reja duke kursyer kështu 3.4 milionë euro. Këto para i kanë bartur te kategoria për mirëmbajtjen e rrugëve, rehabilitimin e tyre si dhe ndërtimin dhe mirëmbajtjen e urave.
Edhe me vendimin e datës 19 dhjetor, mbi 1 milion euro i janë reduktuar Ministrisë së Punëve të Brendshme nga kategoria e pagave dhe mëditje dhe afro 600 mijë euro nga investimet kapitale të Ministrisë së Forcës së Sigurisë për t’i mbuluar pagat e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Ndërkaq Zyrës së Kryeministrit i janë ndarë edhe 200 mijë euro shtesë këtë muaj për kategorinë e mallrave dhe shërbimeve.
Para shtesë, edhe me këtë vendim, në vlerë prej 1.1 milion euro u janë ndarë edhe komunave të Kosovës për t’i mbuluar kryesisht shpenzimet për paga dhe mëditje. E më së shumti nevojë për para shtesë ka pasur Komuna e Gjakovës, që ka marrë 400 mijë euro.
Edhe këtë mbledhje qeveria ka vendosur pro rregullimeve të brendshme dhe transfero të ndarjeve buxhetore nga një organizatë buxhetore në një tjetër.
Kryesish rregullime të tilla ka pasur te Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, ajo e Shëndetësisë, Administratës Publike, Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe shumë agjensione tjera buxhetore.
Drejtori i Qendrës për Hulumtime Strategjike dhe Sociale, Ibrahim Rexhepi, thotë se kjo tregon për planifikimin jo të mirë nga agjensionet në fillim të vitit.
“Meqenëse këtu nuk reflekton në rritjen e shpenzimeve, por zhvendosje, bëhet fjalë për një planifikim të dobët dhe një mungesë e vizionit që agjencitë së paku për një vit ta kenë të qartë çfarë mund të ndodhë dhe çfarë zhvillime mund të ketë brenda tyre”, thekson Rexhepi.
Sipas tij, nëse mjetet e zhvendosura merren nga kategoria e investimeve kapitale me qëllim të mbulimit të minuseve në paga, atëherë ndodh shkurtimi i investimeve. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPo lulëzojnë ofertat n’BAU MARKET
Ku janë banesat më të shtrenjta në Evropë dhe sa janë të gatshëm të shpenzojnë njerëzit?
Afër detit, afër mbretit - Mbreti i "Holiday In 2" po t'fton në fron
Dënohet me 25 vjet burg mashtruesi më i madh me kriptovaluta në SHBA
Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve
Si t’i japim vlerë partneritetit në biznes?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Sot harroni të gjitha hallet, ZBRITJA në Deals me na shku huq nuk na falet
Më të lexuarat
Njëri nga të kërkuarit për tentim vrasjen në Prishtinë e kishte rrahur reperin Fero në vitin 2018
Stradner: Vuçiq dhe Dodik po përgatisin jetësimin e idesë për "botën serbe"
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit
Mësohet se kush, përveç Serbisë, votoi kundër rekomandimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
Hoxha: Grupe kriminale serbe po përgatiten për sulm në veri
"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes