LAJMI I FUNDIT:

Rodriguez i bashkohet gjigantit evropian

Rodriguez i bashkohet gjigantit evropian

Mbrojtësi zviceran, Ricardo Rodriguez do të largohet nga Wolfsburgu.

Pasi ka paralajmëruar largimin nga skuadra gjermane, e ardhmja e zviceranit duket se do të jetë në Francë.


Janë kampionët aktual të Francës, Paris Saint Germain që kanë bërë një ofertë në drejtim të Wolfsburgut për yllin e tyre.

Besohet se oferta e PSG-së është 25 milionë euro për transferimin e Rodriguezit në ‘Parc de Princes’.

Mbetet të shihet nëse Wolfsburg do ta pranojë këtë ofertë apo do të kërkoi më shumë para.

Gjithsesi në garë për lojtarin është edhe Real Madrid e Arsenal. /Telegrafi/