LAJMI I FUNDIT:

Rocky i Parteshit

Rocky i Parteshit

Kryetari i Komunës së Parteshit, Nenad Cvetkovic, e ka bërë për spital Zoran Stojkovicin. Ai e goditi të riun me grushte e shqelma në zyrën e tij, duke i shkaktuar lëndime serioze në kokë dhe vesh. Gjithçka filloi pasi në një emision televiziv Stojkovic akuzoi kryetarin se nuk ka bërë asgjë për rininë e Parteshit.

Shkoi në zyrë të kryetarit, por hëngri disa grushte në kokë. Zoran Stojkovic nga Parteshi pretendon se hëngri dajak nga i pari i komunës, Nenad Cvetkovic. Të hënën atij iu desh të kërkojë edhe ndihmën e mjekut. Mori bajagi do plagë në kokë, por edhe në vesh, shkruan “Express”.

Krejt këto thotë se ia shkaktoi Cvetkovci, i cili e rrahu para të gjithë punëtorëve të komunës me boksa e shkelma. 25 vjeçari kërkoi ndihmën e mjekut në spitalin rajonal të Gjilanit dhe rasti u paraqit edhe në polici. Për të gjitha këto ai thotë se ka dëshmitarë, por edhe raportin mjekësor të cilin i është lëshuar nga spitali rajonal i Gjilanit.

Në raportin mjekësor të cilin e posedon “Express” shkruan se pacienti ka ënjtje në kokë, që supozohet se janë shkaktuar nga të goditurat. Po ashtu në këtë raport shkruan se pacienti ka disa gërvishtje në gishta. Pacienti është vizituar edhe nga psikiatri dhe është rekomanduar që të kontrollohet edhe nga otorinolaringologu, pasi ka dhimbje në veshin e djathtë.

“Kam bërë incizimin e kokës, kam qenë edhe te psikologu dhe më duhet të bëj edhe analiza të tjera, sepse nuk po dëgjoj mirë në njërin vesh”, tha Stojkovic.

E krejt kjo sipas Zoranit ka ndodhur për shkak të një kundërshtimi që ia kishte bërë kryetarit Cvetkovic në një emision të drejtpërdrejtë televiziv në të cilin flitej për të arriturat e komunës dhe investimet për rininë.

Duke dëgjuar kryetarin tek numëronte “sukseset” e tij, Zoranit s`iu durua dhe e kundërshtoi atë.

“Krejt kjo ka filluar kur në një emision të drejtpërdrejtë e kam kritikuar kryetarin se nuk ka bërë asgjë për rininë e kësaj pjese”, ka rrëfyer Zorani.

Rrëfimi i të riut nga Parteshit mohohet kategorikisht nga kryetari Nenad Cvetkovic. Ai tha për “Express” se nuk e ka rrahur asnjë qytetar dhe krejt çka thotë ai person janë të pavërteta.

Mirëpo, Cvetkovic e pranon se të hënën qytetari me emrin Zoran Stojkovic ka shkuar në zyrën e tij.

“Si ka hyrë ka filluar të shajë dhe të bërtasë pa kurrfarë arsye”, thotë kryetari i Parteshit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori