LAJMI I FUNDIT:

Roboti që ngrit pesha, gjuan me revole me precizitet të paparë dhe vozit veturën (Foto/Video)

Roboti që ngrit pesha, gjuan me revole me precizitet të paparë dhe vozit veturën (Foto/Video)

Rusët kanë prodhuar një robot që mund të qëllojë me armë të ndryshme, të bëjë pompa dhe madje të vozis veturën.

I projektuar në stilin “Terminator”, ky robot është i programuar që të marrë vetë vendimet në të ardhmen duke përdorur inteligjencën artificiale, transmeton Telegrafi.


Roboti është “pagëzuar” me emrin F.E.D.O.R, derisa zyrtarët rusë insistojnë se kjo makineri nuk do të përdoret si makineri vrasëse për të “shfarosur” armiqtë.

Në videon e postuar më poshtë mund të shihet roboti në poligonin e qitjes duke qëlluar me revole me precizitet të paparë, ndërsa në një moment tjetër shfaqet duke ngritur pesha dhe duke vozitur veturën. /Telegrafi/