LAJMI I FUNDIT:

Roboti në formë të merimangës lëvizë më shpejt se njeriu (Video)

Roboti në formë të merimangës lëvizë më shpejt se njeriu (Video)

Instituti i Teknologjisë së Tokios në Japoni, e ka krijuar një robot në formë merimange, që ka mundësi të lëvizë më shpejt se njeriu.

Nuk bëhet e ditur pse është krijuar kjo pajisje, që ka trup aq elastik që i mundëson të kryejë disa funksione.


Në videon e postuar më poshtë, shfaqet TITAN-XIII që ngrihet ngadalë dhe prej qëndrimit në vend fillon të lëvizë nëpër bar, ndërsa më pas edhe në asfalt, transmeton Telegrafi.

Megjithëse nuk duket të lëvizë më shpejt se njeriu, besohet se është vetëm çështje kohe kur merimanga metalike do të perfeksionohet dhe të përshpejtohet në masë të madhe.

“Në kohën kur jemi në mes të sulmeve kibernetike dhe kërcënimeve të eksplodimeve, na shfaqet edhe ky insekt gjigant prej të cilit mund të pushtohemi”, është një koment lidhur me rastin.

Në mesin e komentuesve, ka të tillë që pretendojnë se TITAN-XIII mund të bie në duart e keqbërësve dhe të shkaktojë dëme të mëdha për njerëzimin, nëse përdoret në mënyrë të dëmshme.

Ndryshe, kjo makinë që telekomandohet me WiFi, mund të lëvizë edhe po që se i dëmtohet njëra këmbë. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Të gjithë kanë vetëm një pyetje kur shohin këtë foto nga Bosnja: Pse?

Të gjithë kanë vetëm një pyetje kur shohin këtë foto nga Bosnja: Pse?

Fun
Domethënia e shkronjës “M” në pëllëmbën e dorës, të cilën e kanë pasur të gjithë profetët

Domethënia e shkronjës “M” në pëllëmbën e dorës, të cilën e kanë pasur të gjithë profetët

Interesante
Mbi 33 milionë shikime - vogëlushi filloi të kërcente menjëherë pasi bëri hapat e para në jetë

Mbi 33 milionë shikime - vogëlushi filloi të kërcente menjëherë pasi bëri hapat e para në jetë

Fun
Rekord i ri botëror - 353 balerina kërcejnë në majë të gishtërinjve për një minutë

Rekord i ri botëror - 353 balerina kërcejnë në majë të gishtërinjve për një minutë

Interesante
Prindërit i shpuan veshët një foshnje tre muajshe dhe zemëruan publikun

Prindërit i shpuan veshët një foshnje tre muajshe dhe zemëruan publikun

Fun
Kanadezi 13-vjeç arriti të mashtrojë pronarin e Lamborghinit për moshën, ia dha për një xhiro – shkatërroi veturën 500 mijë dollarëshe

Kanadezi 13-vjeç arriti të mashtrojë pronarin e Lamborghinit për moshën, ia dha për një xhiro – shkatërroi veturën 500 mijë dollarëshe

Fun
Kalo në kategori