0Shares

Sulmuesi i Milanit, Robinho, ka thënë se përforcimi më i ri, Mario Balotelli, është lojtar i madh dhe do t’i ndihmojë klubit.

Pas kalimit të testeve mjekësore pritet që italiani ta kompletojë kalimin te Milani nga Manchester City.

“Balotelli është lojtar i madh dhe ai do t’i ndihmojë klubit. Jemi të lumtur me ardhjen e tij dhe ne do ta mirëpresim atë. Shpresojmë që të luajë mirë për Milanin”, ka thënë Robinho për Milan Channel. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)