0Shares

Rita Ora së fundi ka fluturuar në Tajlandë për të performuar, rrugë e cila i ka sjellë një shoqëri të re.

Gjatë këtij udhëtimi, përveç që ka shijuar bukuritë e këtij vendi aziatik, ajo është miqësuar edhe me yllin botëror të muzikës hip-hop, Snoop Dogg.

Ky takim mbase nuk ishte edhe rastësi. Të dy këngëtarët duket se shumë shpejt do të sjellin diçka shumë interesante në skenë.

Sipas asaj që ka lënë të kuptohet këngëtarja kosovare, ata janë në bisedime për një projekt që do ju pëlqente fansave – sigurisht një duet Rita Ora & Snoop Dogg. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)