LAJMI I FUNDIT:

RIM raporton 114 milionë dollarë humbje

RIM raporton 114 milionë dollarë humbje

Gjërat nuk kanë qenë mirë për prodhuesin kanadez RIM, edhe përkundër faktit se kompania po mundohet ta transformojë biznesin e saj me lansimin e platformës së re mobile BlackBerry 10 dhe modeleve të reja të telefonave të cilët do t’i bazojë në këtë version të sistemit operativ.

Për shkak të rëniës në treg, RIM tani ka dal jashtë listës së Nasdaq 100, ndërsa sot, kompania ka prezantuar rezultatet e saj financiare për 9 muajt e parë të vitit 2012.

RIM ka raportuar humbje neto prej 114 milionë dollarësh, ndërsa të hyrat operative për këtë periudhë kanë qenë 2.73 miliardë dollarë.

Në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, RIM kishte fituar 265 milionë dollarë, edhe pse ishte në rënie, krahasuar me konkurrentët e saj.

Edhe përkundër operimit me humbje, RIM ka shitur 6.9 milionë telefona të mençur dhe 255 mijë tablet PlayBook. Tani, me menaxhmentin e ri pritet që RIM të gjej mënyra efikase për të konkurruar kundër Android dhe Apple iOS. / Telegrafi /