LAJMI I FUNDIT:

Rikthehet Superliga e Kosovës, 89-shi kërkon t’ia fillojë me fitore, Flamurtari udhëton për befasi

Rikthehet Superliga e Kosovës, 89-shi kërkon t’ia fillojë me fitore, Flamurtari udhëton për befasi

Edicioni 2017-18 në elitën e futbollit kosovar do të fillojë ditën e sotme me ndeshjen hapëse mes kampionit në fuqi Trepça ’89 dhe Flamurtarit.

‘Minatorët’ do të nisin mbrojtjen e titullit ndaj skuadrës të rikthyer në elitë, Flamurtarit që ka bërë disa përforcime të mira.

Njëri nga futbollistët më të mirë të Trepçës ’89, Florent Hasani në një prononcim për Telegrafin thotë se skuadra e tij do të kërkojë t’ia fillojë me fitore edicionin e ri.

“Më në fund po fillon edicioni i ri. E fillojmë si kampion në fuqi dhe synimet tona janë që ta mbrojmë titullin e kampionit”, deklaron Hasani.

Mesfushori ofensivë thotë se do të jetë një ndeshje interesante por nuk e nënçmojnë kundërshtarin.

“Do të jetë një ndeshje tejet interesante. Flamurtari është një skuadër me traditë të madhe të cilën assesi nuk duhet ta nënçmojmë”.

“Duhet t’i qasemi ndeshjes me motiv maksimal për t’i marrë tri pikët të cilat janë edhe synimi ynë”, deklaroi reprezentuesi i Kosovës U21.

Florent Hasani i gatshëm për një tjetër sezon të madh me fanellën e Trepçës `89

Ndërkohë kuqezinjtë nga Prishtina synojnë që ta befasojnë kampionin në fuqi në ndeshjen hapëse.

Kapiteni i Flamurtarit, Fidan Hasani në prononcimin e tij për Telegrafin ka deklaruar se klubi i tij është përgatitur maksimalisht për këtë kampionat.

“Jemi të përgatitur maksimalisht për këtë kampionat. Në klub është një atmosferë mjaftë e mirë dhe kjo është pozitive”.

Synimi i Hasanit me Flamurtarin e tij është që të kthehen nga Mitrovica pa humbje.

“Do t’i qasemi lojës me një seriozitet të madh pasi dihet që përballë do ta kemi kampionin në fuqi”.

“Shpresojmë që nga kjo ndeshje hapëse të dalim të pamposhtur pasi ky është synimi ynë”, deklaroi Fidan Hasani.

Ndeshja mes Trepçës ’89 dhe Flamurtarit fillon në ora 17:00 në stadiumin ‘Riza Lushtas’ dhe do të gjykohet nga treshja e gjyqtarëve, Kreshnik Vula, Benon Këpuska dhe Jakup Musolli. /Telegrafi/

Fidan Hasani udhëhoqi Flamurtarin si kapiten drejt rikthimit në elitë

Në trend Sport

Më shumë
Tonali akuzohet për shkelje të dytë të basteve, Federata Angleze sjell 50 akuza të reja për fillim sezonin me Newcastle

Tonali akuzohet për shkelje të dytë të basteve, Federata Angleze sjell 50 akuza të reja për fillim sezonin me Newcastle

Premier League
Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansa e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansa e tij

Ligue 1
Kalo në kategori