0Shares

Këngëtarja Silva Gunbardhi ka publikuar së fundmi projektin e saj më të ri muzikor, këngën dhe klipin “Lalushe”, të cilën kësaj radhe e sjell në bashkëpunim me këngëtari Defri.

Në fakt, Silva duket të ketë një fiksim të veçantë pas “lalushëve”, pasi ishte pikërisht kënga “Të ka lali shpirt”, e cila i solli suksesin e jashtëzakonshëm.

Punën e madhe për këtë projekt, këngëtarja Gunbardhi e shprehu edhe përmes një statusi në rrjetin social Facebook.

“Pas njè pune dy mujore nè montazh sot ju prezantoj me këngën e re LALUSHE! Shumë falënderime të përzemërta super talentit Defri Dervishi, i cili besoi dhe investoi në këtë projekt, faleminderit “As Recording”, Max Production, Lorel make up artist, Joni Peçi! Më në fund Lalusheeeee”, shkruan ajo. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)