LAJMI I FUNDIT:

Rikthehet elita e basketbollit kosovar

Rikthehet elita e basketbollit kosovar

Pas një pushimi prej më shumë se 20 ditë, elita e basketbollit kosovar rikthehet në aksion.

Edhe pse u parapa që javën e kaluar të fillojnë garat në basketbollin kosovar, një gjë e tillë nuk ndodhi për shkak të motit shumë të ftoftë.


Ndeshja e parë do të zhvillohet një derbi i madh i basketbollit tonë në Prizren, Bashkimi do ta presë Sigal Prishtinën të shtunën me fillim nga ora 19:00.

Ndërkohë ditën e njëjtë do të zhvillohen edhe dy ndeshja, ku Trepça do të kërkoi fitore përballë Vëllaznimit në Mitrovicë.

Ndërsa ndeshja e tretë e kësaj dite do të jetë mes Rahovecit dhe Kerasan Prishtinës.

Ndeshja e fundit për këtë fundjavë do të zhvillohet të dielën mes Golden Eagle Yllit dhe Pejës me fillim nga ora 17:00. /Telegrafi/