0Shares

Rihanna thotë se imazhi publik është më pak i rëndësishëm për të se sa lumturia e saj – kjo është arsyeja se pse ajo është rikthyer me Chris Brown.

Katër vite më parë reperi e kishte sulmuar këngëtaren, të cilën edhe aso kohe e kishte të dashur, dhe më pas dyshja u ndanë për disa vite. Por ata janë rikthyer në krahët e njëri-tjetrit së fundmi.

“Kam vendosur se për mua më e rëndësishme është të jem e lumtur. Edhe nëse është gabim, është gabimi im”.

“Pasi kam vuajtur për aq shumë vite, kam qenë e zemëruar dhe në errësirë, më parë do të zgjidhja të jetoja të vërtetën dhe të pranoj reagimin. Mund ta përballoj atë”, ka thënë Rihanna në një intervistë për revistën Rolling Stone. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)