LAJMI I FUNDIT:

Rezultatet PISA-s, kërcënim serioz për të ardhmen ekonomike të Kosovë

Rezultatet PISA-s, kërcënim serioz për të ardhmen ekonomike të Kosovë

Njohës të çështjeve ekonomike kanë shprehur shqetësimet e tyre për rezultatet e publikuara të Programit për Vlerësimin Ndërkombëtar të Nxënësve (PISA), në të cilin Kosova renditet ndër tri vendet më të dobëta për sa i përket nivelit të edukimit.

Sipas tyre, niveli kaq i ulët i edukimit paraqet kërcenim serioz për ekonominë, ndërmarrësinë, rrit varfërinë, ekstremizmin si dhe varshmërinë nga importi etj.
Në testin PISA-s pesë vendet e para i zënë shtetet aziatike, mes tyre Singapori, Hong Kongu dhe Japonia.


Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKB), Agim Shahini dhe njohësi i çështjeve të biznesit, Lulzim Syla, kanë thënë për gazetën “Epoka e Re” se ekonomia nuk mund të zhvillohet pa qenë arsimimi në nivelin e lartë dhe, sipas tyre, rangimi i Kosovës ndër vendet më të dobëta në botë sa i përket edukimit, paraqet kërcënim serioz për ekonominë dhe ndërmarrësinë në Kosovë. /Epoka e Re/Telegrafi/