LAJMI I FUNDIT:

Rezultatet përfundimtare për asambletë komunale

Rezultatet përfundimtare për asambletë komunale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale të 15 nëntorit për asambletë komunale.

Në bazë të këtyre rezultateve, të cilat u miratuan me konsensus nga anëtarët e KQZ-së për 36 komuna, PDK prin me numër më të madh të vendeve të fituara në asambletë e 16 komunave.

Në vendin e dytë radhitet LDK, e cila udhëheq në 8 kuvende komunale. AAK radhitet e treta, duke udhëhequr në asambletë e 5 komunave të Kosovës. Ndërkaq, LDD në një komune, kurse AKR në asnjë komunë.


Kryetarja e KQZ-së, Nesrin Lushta, bëri të ditur se së shpejti pritet të bëhet dhe certifikimi i rezultateve të nëntorit për kryetarë komunash, ndërsa ajo theksoi se data kur do të zhvillohet balotazhi në 20 komuna të Kosovës do të jetë, siç ishte e paraparë, 13 dhjetori.

“Ne presim të vendoset për ankesat dhe parashtresat eventuale që do t’i dorëzohen KZAP-it ose Gjykatës Kushtetuese dhe shumë shpejt presim që, së pari, t’i certifikojmë rezultatet për kryetarë të komunave dhe pas vendosjes për ankesa dhe parashtresa eventuale edhe për kuvendet komunale, atëherë t’i certifikojmë. Shpresojmë shpejt”, tha Lushta.

E pyetur nëse kjo do të ndodhë para mbajtjes së raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, Lushta u shpreh se “për kryetarë të komunave – po”, ndërsa nuk dha detaje se kur do të certifikohen rezultatet përfundimtare për asambletë komunale. /REL/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Lajme
Kalo në kategori