LAJMI I FUNDIT:

Rezistenca ndaj antibiotikëve është reagim i zorrëve

Rezistenca ndaj antibiotikëve është reagim i zorrëve

Shkencëtarët nga Instituti i Kërkimeve të Ushqimit dhe Universiteti i East Anglia kanë zbuluar se si disa baktere të zorrëve mund ta mbrojnë veten dhe të tjerët në zorrë nga antibiotikët.

Bakteret i prodhojnë komponimet, të quajtura cefalosporinaze, të cilat i çaktivizojnë dhe shkatërrojnë antibiotikët e caktuar si derivatet e penicilinës dhe cefalosporinet, duke e mbrojtur veten e tyre dhe bakteret e tjera të dobishme që jetojnë në afërsi. Megjithatë, ato mund të japin edhe mbrojtje nga këta antibiotikë e deri në bakteret e dëmshme, si Salmonella.

Zorrët janë shtëpi e qindra trilionë baktereve, të cilat kanë role të rëndësishme në ruajtjen e shëndetit tonë. Por një efekt anësor i antibiotikëve është se këto gjithashtu mund t’i vrasin edhe disa nga bakteret tona të dobishme në zorrë, duke i lejuar bakteret e dëmshme që të fitojnë avantazh dhe të shkaktojnë infeksion.

Ndjeshmëria ndaj antibiotikëve nuk është uniforme në qindra specie që i kolonizojnë zorrët tona, dhe disa nga bakteret më të zakonshme, Bakteroidet, janë ndër më rezistentet.

Duke e skanuar gjenomin e llojeve të baktereve bakteroideve që jetojnë në zorrë, studiuesit gjetën gjene të cilat e prodhojnë një enzimë të quajtur cefalospoprinazë, e cila në mënyrë specifike i shkatërron antibiotikët e caktuar.

Ata gjithashtu treguan se cefalospoprinazat eksportohen jashtë qelizave bakteriale, të bashkangjitura në sipërfaqe të paketave të veçanta të quajtura flluskave të membranave të jashtme (OMV- outer membrane vesicles).

Bakteret i përdorin OMV-të për t’i shpërndarë komponimet e bëra brenda qelizave bakteriale në botën e jashtme. Në mesin e këtyre komponimeve të paketuara janë cefalospoprinazat të cilat mund të ndihmojnë në mbrojtjen e çdo baktere tjetër që është në të njëjtin ambient nga antibiotikët si ampicilina.

Kjo është treguar duke shtuar OMV me përmbajte cefalospoprinantike në kulturat që përmbajnë bakterin e zorrëve të ndjeshme ndaj Ampicilinës, Bifidobacteria Breve, e cila efektivisht mbron kundër përqendrimeve të larta të antibiotikëve. Një test i ngjashëm tregoi se bakteret e Salmonelës ishin mbrojtur gjithashtu. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori