LAJMI I FUNDIT:

Rezarta Shkurta mjaft seksi në klipin e ri (Foto)

Rezarta Shkurta mjaft seksi në klipin e ri (Foto)

Këngëtarja Rezarta Shkurta së shpejt do të publikojë këngën e saj më të re, të cilën do ta realizojë edhe me videoklip.

Kënga është e zhanrit baladë dhe është punuar nga Elgit Doda, ndërsa vargjet e tekstit i ka shkruar artisti Alex.


Rezarta Shkurta së shpejti me këngë të re, zbulon pak nga melodia (Video)
Lexo po ashtu Rezarta Shkurta së shpejti me këngë të re, zbulon pak nga melodia (Video)

Këto ditë kanë përfunduar edhe xhirimet e klipit, i cili në pamje të parë duket se do të jetë mjaft i veçantë, dhe Rezarta do të shfaqet mjaft “e nxehtë” në paraqitjen e saj.

Në disa imazhe të publikuara në InstaStory, këngëtarja Shkurta shfaqet me një fustan të zi dhe të gjatë dhe transparent, teksa zbulon më shumë se ç’duhet tek pjesa e gjoksit, çka e bën të duket edhe më seksi.

Xhirimet e këtij klipi janë bërë në “Plaza Tirana”, gjersa pritet të jetë i gatshëm për publikim brenda pak ditësh. /Telegrafi/

Rezarta Shkurta shfaqet seksi në klipin e ri. Foto nga InstaStory.