0Shares

Përgjimet telefonike të zyrtarëve të lartë të shtetit nuk paraqesin ndonjë risi për ministrin e Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi.

Të tilla përgjime, sipas tij, janë bërë që nga paslufta nga prania ndërkombëtare dhe nga shërbimet e huaja të inteligjencës, shkruan “Koha Ditore”.

“Prej kohës kur kam qenë kryeministër, shumica e zyrtarëve të lartë kanë qenë të përgjuar, qoftë nga strukturat e UNMIK-ut më herët, qoftë nga strukturat e EULEX-it tani, qoftë të shërbimeve të huaja ndërkombëtare, të cilët në një mënyrë kanë dashur me pasur situatën dhe analizën në Kosovë vazhdimisht nën kontroll”, ka thënë Rexhepi. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)