LAJMI I FUNDIT:

Revolucion në F1, sistemi “Halo” në makina në 2018

Revolucion në F1, sistemi “Halo” në makina në 2018

Formula 1 do të pësojë ndryshime. Duke nisur nga viti 2018 të gjitha skuadrat pjesëmarrëse në këtë botëror do të jenë të detyruara të pajisin makinat e tyre me sistemin mbrojtës “Halo”.

Ky është vendimi i marrë nga Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit pas një takimi të zhvilluar me Grupin e Strategjisë në Gjenevë të Zvicrës.


Vendimi për të përdorur sistemin “Halo” në makina erdhi pas komenteve negative të bëra për Shield, një tjetër sistem mbrojtës që u testua nga Sebastian Vettel në Silverstone me Ferrarin e tij

“Nuk më pëlqeu aspak”, tha Vettel. “Shikueshmëria përpara është shumë e limituar. Për më tepër, kjo mbrojtëse gjeneron edhe një turbolencë pas helmetës që e shtyn kokën përpara. Kështu që opinioni im nuk është pozitiv për të”, tha piloti i Ferrarit.

Kjo shtyu FIA të zgjedhë sistemin “Halo” për të rritur sigurinë e pilotëve në makina për vitin 2018 edhe pse ai do t’i nënshtrohet disa modifikime, të cilat do të propozohen nga vetë drejtuesit e skuadrave. /TCH/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Premier League
Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Premier League
Kalo në kategori