LAJMI I FUNDIT:

Restoranti mbushet me mysafirë e kamera televizive, pronarja nuk e kishte idenë se për çfarë bëhej fjalë (Foto)

Restoranti mbushet me mysafirë e kamera televizive, pronarja nuk e kishte idenë se për çfarë bëhej fjalë (Foto)

Veronicue Jacquet që e drejton një restorant të thjeshtë në Bourges të Francës, është befasuar kur papritmas lokali i është mbushur me shumë njerëz dhe numri i tyre vazhdonte të shtohej.

E tërë kjo ka ndodhur pasi kompania Michelin që vlerëson ndërmarrjet hoteliere, e ka rekomanduar gabimisht Le Bouche a Oreille, duke e ngatërruar më një tjetër që ndodhet në afërsi të Parisit, transmeton Telegrafi.


Në listën e vitit 2017 që është publikuar në internet, del se ky restorant e ka një yll, derisa ishte vetëm një gabim teknik, meqë bëhej fjalë për atë që ndodhet pranë kryeqytetit, e tjetrin me të njëjtin emër që është në periferi.

Kompania vlerëson restorantin gabimisht

“Lokali u mbush me njerëz të zgjedhur që nuk i kisha parë kurrë, sepse te ne vijnë vetëm shoferë dhe tregtarë që kalojnë në këtë pjesë”, ka thënë Jacquet lidhur me rastin.

“Kishte ekipe të televizioneve dhe njerëz që merren me art, në mesin e shumë mysafirëve, ndërsa restoranti ynë është i vogël dhe kemi vetëm katër kamerierë”.

Për dallim nga lokali luksoz, ku shërbehet mish kaprolli dhe gaforreje, ylli ishte dërguar te tjetri që ka tavolina të mbuluara me pëlhura.

Megjithëse zyrtarë nga Michelin u kanë kërkuar falje të dy restoranteve, publikimi i gabuar në internet, ka qëndruar për afro dy javë derisa është rregulluar. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Të gjithë kanë vetëm një pyetje kur shohin këtë foto nga Bosnja: Pse?

Të gjithë kanë vetëm një pyetje kur shohin këtë foto nga Bosnja: Pse?

Fun
Domethënia e shkronjës “M” në pëllëmbën e dorës, të cilën e kanë pasur të gjithë profetët

Domethënia e shkronjës “M” në pëllëmbën e dorës, të cilën e kanë pasur të gjithë profetët

Interesante
Mbi 33 milionë shikime - vogëlushi filloi të kërcente menjëherë pasi bëri hapat e para në jetë

Mbi 33 milionë shikime - vogëlushi filloi të kërcente menjëherë pasi bëri hapat e para në jetë

Fun
Rekord i ri botëror - 353 balerina kërcejnë në majë të gishtërinjve për një minutë

Rekord i ri botëror - 353 balerina kërcejnë në majë të gishtërinjve për një minutë

Interesante
Prindërit i shpuan veshët një foshnje tre muajshe dhe zemëruan publikun

Prindërit i shpuan veshët një foshnje tre muajshe dhe zemëruan publikun

Fun
Kanadezi 13-vjeç arriti të mashtrojë pronarin e Lamborghinit për moshën, ia dha për një xhiro – shkatërroi veturën 500 mijë dollarëshe

Kanadezi 13-vjeç arriti të mashtrojë pronarin e Lamborghinit për moshën, ia dha për një xhiro – shkatërroi veturën 500 mijë dollarëshe

Fun
Kalo në kategori