LAJMI I FUNDIT:

Rendimentet e grurit në Malishevë, rreth 4200 kg për një hektar

Rendimentet e grurit në Malishevë, rreth 4200 kg për një hektar

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, sot ka mbajtur mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve, ku drejtorët e drejtorive kanë raportuar për punën e tyre gjatë javës së kaluar, si për planifikimet e tyre, për javën në vijim. Në këtë mbledhje, u tha se rendimentet e grurit në territorin e Komunës së Malishevës, kanë qenë rreth 4200 kilogram, për një hektar.

Përndryshe në mbledhjen e sotme, u tha se situata me ujë për pije është e rënduar në disa vendbanime, për shkak të thatësisë së madhe që po mbretëron dhe temperaturave tejet të larta gjatë korrikut.


Këtyre ditëve është rritur numri i personave të cilët kanë nevojë për nxjerrjen e dokumenteve të ndryshme, sidomos mërgimtarët, dhe për këtë qëllim janë marrë të gjitha masat për ofrimin e këtyre shërbimeve për të gjithë qytetarët dhe deri me tani nuk ka vonesa në kryerjen e shërbimeve dhe të gjitha këto shërbime, kryhen brenda orarit të punës.

Java në vazhdim do të jetë e pasur edhe me aktivitete të ndryshme, e në mesin e tyre edhe garat memoriale e notit, “Esmir Shala”, e cila do të mbahet të premten më 28 korrik, në Banjë. Po ashtu u bë e ditur se janë duke u bërë të gjitha përgatitjet për mbajtjen e festivalit “Oda e Llapushës, që do të mbahet më 1 dhe 2 gusht. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
25 bursa shtesë për studentë nga Kosova nga CITY College, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë

25 bursa shtesë për studentë nga Kosova nga CITY College, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë

Ekonomi
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Kalo në kategori