Renault Talisman prezantohet në panairin e veturave në Prishtinë
AutoMita ka prezantuar modelin e ri të Renault Talisman në Prishtina International Autoshow. Talisman përfaqëson një simbol të kthimit të prodhuesit francez tek klasa luksoze e veturave.
Talisman jep kënaqësi të shkëlqyer të vozitjes në sajë të teknologjisë MULTI-SENSE që përshtatet me disponimin momental të shoferit.
Talisman është modeli i vetëm i limuzinës në segmentin D, i pajisur me një sistem të menaxhimit për secilën nga katër rrotat të quajtur 4Control që vjen me kontrollorë elektronikë për punën e amortizuesve që garanton vozitje të jashtëzakonshme, të kombinuar me përshtatshmëri, performancë dhe rehati.
Kjo limozinë luksoze ofrohet edhe në variantet me benzinë dhe motorëve me naftë që garantojnë kënaqësi në vozitje të makinës dhe efikasitet, si dhe konsumin e karburantit dhe emisionet e dioksidit të karbonit në 3.6 l / 100 km dhe 95 g / km.
Përveç dizajnit të jashtëm që është i sofistikuar, Renault Talisman karakterizohet edhe me brendësinë me hapësirë të gjerë dhe të rehatshme dhe bagazhit me vëllim në 608 dm3 (VDA). Një nga përparësitë kryesore në Talisman përbëhet edhe nga karriget e përparme që janë të pasura dhe të mbështejllura me material të pasur, dhe funksionet më të shumta që ofrohen në këtë segment të veturave (masazh, ngrohje, ventilim).
Renault Talisman ka një numër të teknologjive të dizajnuara për të zbukuruar udhëtim për shoferin dhe pasagjerët, dhe këtu bëhet fjalë kryesisht për sistemin e lidhjes me rrjetin R-LINK 2 me ekranin masiv prej 8.7-inch që është i ndjeshëm në prekje, audio-sistemin BOSE® Surround, ekranin head-up më ngjyra, panelin dixhital të instrumenteve me 7 inç dhe një gamë të plotë të sistemeve për ndihmë shoferit, duke përfshirë një sistem për parkimin pa duar.
Inovacionet e shumta ia mundësojnë modelit të ri të Talisman të tërheqë klientët me eksperiencën unike të makinës dhe dizajnit të sofistikuar.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëBëhet virale videoja e gruas që thyen xhamin e Lamborghinit duke kërcyer mbi të
Sa janë pagat në fabrikën e Tesla-s në Evropë?
Lamborghini përditëson logon
BE-ja mund të prezantojë patentë të posaçme drejtimi për shoferët e SUV-ve
Mungesa nuk i prek ata - Lexus theu rekordin
Ky është vendi i parë evropian që do t'iu dërgojë paralajmërime shoferëve se afër tyre ka ndodhur një aksident
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj