LAJMI I FUNDIT:

Renault prezanton makinën e re në F1

Renault prezanton makinën e re në F1

Renault është skuadra e parë që bën prezantimin zyrtar të makinës së saj në prag të Botërorit të Formulës 1, që do të nisë më 26 mars me Çmimin e Madh të Australisë.

Ish-skuadra kampione e botës u rikthye në Formula 1 në vitin 2016, pasi arriti të blejë Lotusin e falimentuar, për ta mbyllur sezonin në vendin e 9 në klasifikimin për konstruktorë.

Pilotët e Renault për këtë sezon do të jenë Nico Hulkenberg dhe Jolyon Palmer. Piloti gjerman, që la Force India, zëvendësoi Kevin Magnussen, me këtë të fundit që preferoi kalimin te skuadra amerikane e Haas, ndërkohë që piloti testues do të jetë rusi Sergey Sirotkin.

Renault ka bërë investime të rëndësishme te makina e re, te ajo e së cilës dominohet nga ngjyra e verdhë dhe ajo e zezë. Për këtë sezon, objektivi i skuadrës franceze është që të arrijë të ngjitet në podiumet e garave dhe të mbyllë kampionatin në vendin e pestë, transmeton TCh.

“Vendi i pestë është një objektiv mëse i arritshëm. Sigurisht ka persona që do të mendojnë se kjo nuk është ambicie shumë e madhe, por ne kërkojmë një rrugë të mesme. Ideja është që të krijojmë një skuadër, që në vitin 2020 të jetë në gjendje të luftojë për titullin botëror”, tha drejtori sportiv i Renault, Cyril Abiteboul.

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bundesliga

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

La Liga
Kalo në kategori