0Shares

Shoferi i paemëruar që u bë pjesë e një gare amatore në Nurburgring të Gjermanisë, e ka humbur kontrollin dhe del nga shtegu.

Kjo ka bërë që makinë Clio RS të rrotullohet për 360 shkallë dhe të përfundojë në mes të pistës duke ia bllokuar lëvizjen shumicës së shoferëve, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, qëndrueshmëria dhe siguria e lartë që ofron Renault, ka bërë që shoferi të shpëtojë pa lëndime dhe të largohet vet nga vendi ngjarjes.

“Pjesëmarrja e amatorëve në një garë me vetura të shpejta, në shumicën e rasteve përfundon me aksident”, është një koment lidhur me rastin. /Telegrafi/

Të Ngjajshme

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)