LAJMI I FUNDIT:

Remi ka një kërkesë për Gjykatën Speciale

Remi ka një kërkesë për Gjykatën Speciale

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Mustafa – Remi, ka dalë me një propozim interesant për Gjykatën Speciale.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Remi ka thënë se Gjykata Speciale është mirë “të zgjerojë fushëveprimin e saj dhe të ndiqen krimet ekonomike që janë bërë pas luftës”.


Mustafa është shprehur i bindur se gjatë kohës së luftës në Kosovë, nuk ka pasur krime të kryera nga ana shqiptare.

“E di se gjatë kohës së luftës në Kosovë, nuk ka pasur krime të kryera që mund të përkufizohen si krime lufte nga ana shqiptare. Këtë e them me bindje të plotë, sepse jam i sigurt për këtë të vërtetë, pavarësisht ndonjë gabimi që ka mundur të ndodhë”.

Sipas tij, “duhet të ndiqen ata, që në mënyrë të orkestruar, kanë keqpërdorur pasurinë kombëtare, si pronat, ndërmarrjet publike e deri te defunksionalizimi i institucioneve vitale në vendin tonë, krime këto që ia kanë ngulfatur ecjen e vendit drejt zhvillimeve normale”.