0Shares

Në ditën e tretë të Panairit “Prishtina International AutoShow” është shënuar një numër rekord i vizitorëve, të cilët e kanë vizituar këtë panair nga të gjitha anët e Kosovës.

Ekrem Tahiri, nga kompania MODUS, bashkorganizatore e këtij panairi ka thënë: “Panairi ka zgjuar një interesim të jashtëzakonshëm dhe fluksi i njerëzve që po e vizitojnë është i pandalshëm. Sot, sigurisht, edhe pse është ditë pushimi, numri i vizitorëve është dukshëm me i madh sesa në ditët e kaluara. Deri më tani sipas të dhënave që ne i posedojmë, panairi është vizituar nga më shumë se 9.000 persona”.

Kurse Bujar Hoxha, kryetar i Shoqatës së Importueseve të Autorizuar të Automjeteve të Reja (SHIAR) është shprehur: “Panairi po del të jetë një sukses absolut, përmes të cilit kompanitë pjesëmarrëse kanë mundësi t’i prezantojnë nga afër modelet më të reja të veturave të tyre, por edhe të kontaktojnë direkt me vizitorët, të cilëve po u japin informata të detajizuara. Automjetet po shiten vazhdimisht dhe përgjatë këtyre ditëve janë shitur një numër i konsiderueshëm automjetesh. Me të dhëna të plota do të dalim në ditën e fundit të panairit”.

Panairi “Prishtina International AutoShow” po mbahet në sallën e Panaireve në Shkabaj (Prishtinë) dhe të pranishëm në këtë panair jenë brendet: Alfa Romeo, Audi, Citroën, Dacia, Fiat, Ford, Hyundai, Infinit, Jaguar, Jeep, Land Rover, Mercedes, Nissan, Peugeot, Porsche, Renault, Seat, Skoda, Suzuki, Toyota dhe Volkswagen.

Panairi “Prishtina International Autoshow” do të jetë i hapur edhe nesër (e diel) nga ora 10:00 deri në ora 20:00.

Ky panair po organizohet nga Shoqata e Importuesve të Autorizuar të Automjeteve të Reja (SHIAR) në bashkëpunim me kompaninë e specializuar për organizim të evenimenteve “MODUS”.

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)