LAJMI I FUNDIT:

“Reklama” fatale: Deshi të afirmohej si shitës në YouTube, e dëbuan nga Britania (Video)

“Reklama” fatale: Deshi të afirmohej si shitës në YouTube, e dëbuan nga Britania (Video)

Ky zotëri që shihni shet peshq në një treg në Angli. Ai thotë se gjithmonë ka bërtitur për të tërhequr klientët. Ndërsa, tash e gjeti një formë të re të reklamimit, me të cilën ka ngazëllyer miliona njerëz që e kanë parë videon e tij në Youtube.

Muhammad Shahid Nazir (31) është nga Pakistani, baba i katër fëmijëve. Ka shkuar në Angli, që familjes së tij t’ia sigurojë një jetë më të mirë. Për këtë, punësohet në një treg si shitës i peshqve.

Punëdhënësi i tij ka kërkuar që ai zëshëm të reklamojë “produktet”, por piskamat e tij i kanë larguar blerësit. Atëherë e mendoi një metodë të re: e këndoi një këngë e thjeshtë dhe kjo "qasje tregtare” zbaviti miliona vetë.


Megjithatë, me popullaritetin e tij tërhoqi vëmendjen edhe të autoriteteve britanike, të cilat e “nuhatën” që nuk ka vizë punë, ndaj e dëbuan nga vendi. /Telegrafi/