LAJMI I FUNDIT:

Regjistrimet në UP, në gjykimin e studentëve u lexuan mesazhe që flasin për provime e para

Regjistrimet në UP, në gjykimin e studentëve u lexuan mesazhe që flasin për provime e para

Në gjykimin e 11 personave të akuzuar për dhënie e marrje ryshfeti lidhur me regjistrim në UP, u lexuan disa SMS ku përmendeshin provime e para.

Esat Belaj, i akuzuari i parë në procesin ku për marrje e dhënie ryshfeti për regjistrim në dy fakultete të UP-së akuzohen 11 persona, shumicës së pyetjeve të anëtarëve të trupit gjykues lidhur me disa SMS iu përgjigj me fjalët se SMS-të e tillë nuk i kujtoheshin.


Belajt nga trupit gjykues iu prezantuan SMS që flisnin për hyrje në provim në vend të dikujt tjetër, për shuma parash për regjistrim e për shkelje të ngjashme.

Belaj i cili akuzohet për dhënie të ryshfetit, nga kryetarja e trupit gjykues, Shadije Gerguri u pyet lidhur me disa SMS që kishte këmbyer me disa nga të akuzuarit tjerë.

“Mirëmbrëma Esat, unë nesër kam provim, desha të tregoj nëse ke harruar”, ishte SMS i parë që u lexua nga Gërguri e që u pasua me SMS-në në vazhdim, “Mirëmëngjesi Valbona, e gjeta një qikë me hi ne provim kështu ti mundesh mos me ardhë hiç, ajo e din mirë këtë provim veç qomi të dhënat tani pas provimit të kallëzoj qysh ka shkuar puna”.

Pasi i lexoi SMS-të, gjyqtarja Gërguri e pyeti të akuzuarin se a i kujtohet ky SMS ndërsa Belaj u përgjigj me “jo”.

Belajt nuk pati një kujtesë të mirë as lidhur me një SMS tjetër që iu lexua nga kryetarja e trupit gjykues.

“Nuk më kujtohet”, u përgjigj Belaj në SMS-në me përmbajtje që fliste për një shumë prej 5000 mijë eurove.

“Esat këtina Istogut 5000 ja lypa nuk ka ba ankesë këqyr me Mujen direkt, paret i kemi te sigurta. Këqyr burr se 5 copa janë”, thuhej në SMS-në e lexuar nga kryetarja e trupit gjykues Shadije Gërguri.

Përveç se nuk i kujtoheshin SMS-të, i pyetur nga anëtari i trupit gjykues, Shashivar Hoti, Belaj tha se nuk e kishte njohur Valbona Jakupin, për të cilën prokuroria pretendon se dha 250 euro për kryerjen e një provimi.

Belaj pasi u përgjigj në pyetjet e parashtruara ndaj tij tha se ai asnjëherë nuk kishte ndonjë pozicion që të mund t’i ndihmonte dikujt lidhur me provimet siç pretendohet në akuzë.

SMS-të që iu parashtruan të akuzuarit, bënë që avokati i tij, Ramë Gashi të ishte i pakënaqur.

“SMS-të nuk përmbajnë precizime konkrete për veprime konkrete, për pozitën konkrete dhe për efektin e kundërligjshëm që ka mundur të arrihet me veprim inkriminues. Shumë prej SMS-ve kanë të bëjnë me pikën 3 të akuzës, pikën 5 dispozitivin 1 dhe 2 dhe pikën 7 të aktakuzës për të cilat prokuroria është tërhequr nga akuza”, tha Gashi.

Në seancën e 10 marsit të këtij procesi gjyqësor prokurori Ibrahim Berisha konstatoi se është vjetërsuar vepra penale ushtrim i ndikimit. Këtë vjetërsim pastaj e pranoi edhe gjykata, duke hedhur poshtë pikat e aktakuzës që lidheshin me këtë vepër penale.

Për dallim nga Belaj që iu përgjigj shumë shkurt pyetjeve të trupit gjykues, i akuzuari tjetër, Arian Janova tha pati vërejtje në hetuesit policorë që hetuan rastin.

Janova tha se nuk e pranon deklaratën e tij të dhënë në polici, sepse sipas tij i është nënshtruar një presioni shumë të madh ku i ishte përmendur se do të arrestohej ditën e martesës, e madje edhe ishte kërcënuar.

“Hetuesit kanë kërkuar me marrë informacione nga unë për djemtë dhe madje më kanë thanë që kanë me më arrestuar ditën e martesës”, tha Janova.

Janova tha madje se njëri prej policëve që e ka intervistuar në prokurori ka aktakuzë, ndërsa tha se dikush tjetër e ka falsifikuar diplomën.

Sipas aktakuzës, Belaj ngarkohet se nga 9 shtatori 2012 deri më 16 shtator 2012 si student senator duke shfrytëzuar ndihmën e të pandehurve Leonard Bytyqi dhe Albion Haxhijaha kërkoi në mënyrë të tërthortë dhe pranoi shumën e parave në vlerë prej 4500 eurosh.

Gjithnjë sipas aktakuzës, këtë shumë e kishte dhënë Amonda Orllati, po ashtu e akuzuar në këtë proces gjyqësor, me qëllim që të regjistrohej në Fakultetin e Mjekësisë, Dega e Stomatologjisë në UP.

Arian Janova, Gazmend Maliqaj dhe Mevludin Beqiri akuzohen se kanë kërkuar e në disa raste kanë pranuar dhurata të ndryshme në para në shuma 150, 200, 350, 400 e deri në 1400 euro.

Pjesë e këtij procesi janë edhe Kemajl Gashi, Kushtrim Morina dhe Arton Hoti , ndërsa Muhamed Maliqi, Albion Haxhijaha dhe Leonard Bytyqi akuzohen për ndihmë lidhur me marrje të ryshfetit.

Amonda Orllati dhe Shaqir Reçica akuzohen për dhënie të ryshfetit.

Rajan Zeneli që akuzohej për ndihmë lidhur me ushtrim të ndikimit është liruar nga akuza pasi që vepra për të cilën akuzohej ka arritur vjetrimin.

Sipas aktakuzës, veprat u kryen përgjatë viteve 2009 dhe 2012 dhe kishin të bënin kryesisht për regjistrime të jashtëligjshme në Universitetin e Prishtinës dhe kalimin e provimeve kryesisht në Fakultetin e Mjekësisë. /kallxo.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Lajme
Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Siguri
Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes

Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes "s’paske mësuar por të pimë kafe, e zgjidhim ndryshe"

Arsim
​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

Lajme
Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Siguri
Xharra kritikon Sveçlën: 719 policë që kanë vepra penale vazhdojnë me qenë pjesë e Policisë së Kosovës

Xharra kritikon Sveçlën: 719 policë që kanë vepra penale vazhdojnë me qenë pjesë e Policisë së Kosovës

Lajme
Kalo në kategori