LAJMI I FUNDIT:

Regjistri qendror i Maqedonisë do të punojë me orar të zgjeruar

Regjistri qendror i Maqedonisë do të punojë me orar të zgjeruar

Regjistri qendror i Maqedonisë njofton se do të pranojë llogaritë vjetore financiare për vitin 2016 të shtunën dhe të dielën nga ora 8:00, e deri në ora 16:00, dhe të hënën dhe të martën, nga ora 8:00, e deri në ora 20:00, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas regjistrit qendror, për mikrofirmat dhe firmat e vogla që nuk do të dorëzojnë llogarinë vjetore në formë letre në afatin ligjor, do të mund ta dorëzojnë, sipas Ligjit për veprimtari tregtare, në formë elektronike deri më 15 mars të këtij viti.


Subjektet juridike do të mund që edhe të hënën dhe të martën, nga ora 8:00 e deri në ora 16:00 të dorëzojnë llogari në formë letre edhe në zyrat në Kratovë, Demir Hisar dhe Krushevë./Telegrafi/