LAJMI I FUNDIT:

Regjisori amerikan Robert Wilson do të shfaq premierën “Kush është pronar i botës” në TKM

Regjisori amerikan Robert Wilson do të shfaq premierën “Kush është pronar i botës” në TKM

Regjisori amerikan Robert Wilson, i cili është mes emrave më të mëdhenj në teatrin botëror, në skenën e Teatrit Kombëtar të Maqedonisë do ta shfaqë premierën botërore të veprës “Kush është pronar i botës” nga Jordan Plevnesh, njoftoi TKM, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Projekti do të jetë ndërkombëtar, ndërsa premiera plasohet për sezonin 2018/2019. Shfaqja do të ketë prezantohet në shumë skena në SHBA dhe Evropë.


Në projektin e madh, thekson TKM, do të kyçen bashkëpunëtorë dhe artistët jashtëzakonisht profesionit mes të cilëve janë asistenti i regjisorit En Krisitin Romen, skenografja Marija dhe kostumografi Karlos Soto.

Robert Wilson me teatrin eksperimental e ndërton stilin e njohur të tij si regjisorë dhe dramaturg, të cilin mediat e përshkruajnë si “teatri më i sofistikuar avangardë” në botë. Në karrierën e tij Wilson ka punuar si koreograf, interpretues, piktorë, skulptorë, videoartist dhe disajner i zërit dhe ndriçimit, njofton AIM.

Regjisori i njohur teatral amerikan në shtator të vitit të kaluar qëndroi në Shkup me rastin e pranimit të titullit Doktor Nderi i Shkencave Doctor Honoris Causa) nga Universiteti për art audiovizuel EFTA – Shkup. /Telegrafi/