LAJMI I FUNDIT:

”Reformatorët” e OBRM-PDUKM-së tani edhe me dokumente zyrtare kërkojnë ndryshime (Video)

”Reformatorët” e OBRM-PDUKM-së tani edhe me dokumente zyrtare kërkojnë ndryshime (Video)

Javën e kaluar në media u shfaqën disa zyrtarë të OBRM-PDUKM-së të cilët duan reforma në partinë për të cilën thonë se mungon demokracia dhe fjala e lirë, shkruan Telegrafi Maqedoni.

”Deklarata që e kemi nënshkruar sot jep zgjidhje konkrete për dalje nga situata e tanishme, ku fitorja do të thotë humbje. Me këtë deklaratë ne japim zgjidhje se si të rifillohet rruga e nisur dhe e cila sipas nesh do të udhëheq përsëri shtetin” thonë reformatorët e OBRM-PDUKM-së pas dorëzimit të deklaratës.


Nisma e tyre quhet ”OBRM-PDUKM demokratike, Maqedoni demokratike”

Njihuni me të fortët që i dalin ballë Gruevskit brenda partisë (Foto)
Lexo po ashtu Njihuni me të fortët që i dalin ballë Gruevskit brenda partisë (Foto)

Deklarata përmban:
1. Princip për liri të shprehjes dhe mendimit
2. Princip të barazisë
3. Princip të zgjedhjes së lirë brenda partisë
4. Princip të marrjes së vendimeve në mënyrën një anëtar një votë
5. Princip për ndarje të funksioneve sipas meritës
6. Princip për integritet dhe kualitet
7. Princip i përgjegjësisë personale
8. Princip për solidaritet brenda partisë